Reklame:

Biokarburantet

Biokarburantet të njohura ndryshe si agrokarburante janë lëndë djegëse të nxjerra kryesisht nga biomasa apo mbetjet organike bomore apo shtazore. Këto lëndë djegëse mund të përdoret për qëllime të ndryshme, por përdorimi kryesor i tyre është në sektorin e transportit. Shumica e automjeteve kërkojnë lëndë djegëse të cilat ofrojnë energji të lartë dhe janë të dendur. Këto motorë kërkojnë lëndët djegëse që janë të pastër dhe në formë të lëngshme.

Përparësia më e madhe e përdorimit të formës së lëngshme si lëndë djegëse është se mund të pompohen dhe menaxhohen lehtësisht. Kjo është arsyeja kryesore pse pothuajse të gjitha automjetet përdorin formë të lëngshme e lëndëve djegëse për qëllim të djegies. Për forma e tjera përdorimi, pra jo për transport ka lëndë djegëse të tjera alternative të lëndëve djegëse të ngurta si druri.

Biokarburantet janë mënyra më e mirë për të ulur emetimin e gazeve që shkaktojnë efektin serë. Ata gjithashtu mund të konsiderohen si një mënyrë për sigurinë energjitike e cila është një alternativë e lëndëve djegëse fosile që janë të kufizuara. Sot, përdorimi i biokarburanteve ka një përhapje të gjerë në të gjithë botën.
Pothuajse të gjitha llojet e materialeve me origjinë bimore janë përdorur për prodhimin e biogazit. Një nga problemet më të mëdha që po haset nga hulumtuesit në terren është se si të konvertojnë energjinë e biomasës në lëndë djegëse të lëngshme.

Ka dy mënyra që përdoren akltualisht për të zgjidhur problemin e mësipërm. Mënyra e parë konsiston në prodhimin nëpërmjet procesit të fermentimit të produkteve të pasura me sheqer apo amidon (kallam sheqeri, patatet, gruri, misri etj). Një mënyrë tjetër prodhimi lidhet me shfrytëzimin e bimëve që prodhojnë vaj si jatropha apo algat. Këto vajra nxhehen në mënyrë që t’u ulet viskoziteti dhe më tej përdoren si karburant për makineri. Përpunimi i mëtejshëm i këtyre vajrave prodhon biokarburantet. Pjesa më e madhe e biokarburanteve janë derivate të biomasës apo mbetjeve bio. Biomasa krijohe nga fraksionimi i produkteve, mbetjeve dhe mbeturinave të shpërbëshme organike, që përftohen nga veprimtaria bujqësore, ku përfshihen lëndët bimore dhe shtazore, ato pyjore dhe lëndë të ngjashme industriale, si dhe fraksionimi i mbeturinave të shpërbëshme organike industriale, i mbeturinave të shpërbëshme organike rurale dhe urbane. Biomasa është burim i rinovueshëm energjie. Disa produkte bujqësore që rriten vecanërisht për prodhimin e biokarburantebe janë një lloj bari i quajtur Panicum virgatum, soja dhe misri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Brazili prodhon kultura sheqeri, Europa prodhon panxharsheqer dhe grurë ndërkohë që Kina prodhon cassava dhe melekuqe, në pjesën juglindore të Azsisë prodhohet vaj palme ndërkohë që në Indi nga një bimë e quajtur jatropha.

Tipet e biokarburanteve

Biodiezeli

Bioetanoli

Biogazi

Biometanoli

Biodimetileteri

BioEter

Biokarburanti sintetik

Biohidrogjeni

Vajra bimore

Biokarburantet kryesore

Biodiezeli përdoret në vend të diezelit konvencional dhe është metil-esteri acideve yndyrore dhe etil-esteri i acideve yndyrore metilike, që prodhohen nga procesi i transesterifikimit te yndyrnave me origjine bimore (vaji vegjetal) ose shtazore (dhjamrat e kafsheve) etj.

Bioetanoli përdoret në vend të benzinës konvencionale dhe është etanoli, që prodhohet nga fermentimi I produkteve te pasura me sheqer (kallam sheqeri, panxhari i sheqerit etj) nga te cilat perftohet bioetanoli ose nga fraksionimi i mbeturinave të shpërbëshme organike, me cilësinë e benzinës etj.
(agroweb)