Reklame:

Historiku i shkolles se Pare Bujqesore, dhurate e Kongresit Kombetar te Lushnjes (Pjesa 13)

Profile drejtuesish Instituti i Kerkimeve Buiqesore, Lushnje

ADEM DELIU

Drejtori i pare (nga viti 1950 deri ne gusht 1958). Ka merita ne ngritjen e institutit te pare shkencor, ne organizimin dhe perpunimin e metodikave shkencore, si dhe drejtoi me aftesi kalimin e institutit nga Tirana ne Lushnje. Ka qene nder te paret qe ka kryer kualifikim pasuniversitar, duke u bere shembull per te tjeret. Adem Deliu ka qene bashkepunetor shkencor, i perkushtuar ndaj bimes se patates. Krahas te tjerave, Deliu ka merita ne studimin dhe futjen per here te pare nde Shqiperi te teknikave e teknologjise se kultivimit te patates verore, per te cilen ka bere edhe nje botim te veçante. Ne vitet 1958-1962 ka punuar ne ish-NB Sukth (Durres), kryeagronom dhe drejtor, ne vitet 1962-1964 kryeagonom ne ish-NB Thumane dhe 1965-1966 ne Drejtorine e Prodhimit Agrar ne Ministrine e Bujqesise.

MENTOR PERMETI

Drejtor i IKB, Lushnje ne dy periudha: gusht 1958-gusht 1961 e shator 1978- shkurt 1981. Ka qene nje nga disertantet e pare, qe ka mbrojtur grade shkencore ne fushen e bujqesise per kulturat foragjere. Ka stimuluar e perkrahur specialistet e rinj ne kualifikimet shkencore. Ne vitet 70-te u mor kryesisht me drejtimin e punes seleksionuese te grurit, duke futur ne vleresim metoda te reja. Eshte autor i krijimit te disa kultivareve gruri, qe jane mbjelle ne prodhim dhe vazhdojne te mbillen edhe sot. Ka qêne anetar i Akademise se Shkencave te Republikes se Shqiperise dhe eshte i pari nga specialistet e bujqesise qe ka fituar titullin shkencor “Profesor”

 

 

 

BURHAN ÇELO
BURHAN ÇELO

BURHAN ÇELO

Ka filluar pune ne IKB Lushnje ne vitin 1956, ku ka drejtuar sektorin e Mbrojtjes se Bimeve dhe nga viti 1961- 1963 behet drejtor i Institutit.  Kontributin me te madh e ka dhene ne pergatitjen e specialisteve te rinj ne Institutin Bujqesor te Tiranes, si pedagog dhe Pergjegjes Katedre i Mbrojtjes se Bimeve dhe me vone zevendesrektor.

 

 

 

 

Merkur Mero
Merkur Mero

MERKUR MERO

Ka qene drejtor i Institutit nga marsi 1963 deri ne prill 1967, pastaj, deri me 1974, drejtoi ish-NB “29 Nentori”, Lushnje, nje nga ekonomite bujqesore me te medha te vendit. Gjate viteve 1974- 1975 ka qene zevendesminister i Bujqesise; 1975-1978 punoi ne Institutin e Foragjereve Fushe-Kruje; 1978-1983 ne ish-NB Krume, Kukes. Nga viti 1983 deri sa doli ne pension punoi ne Institutin e Foragjereve Fushe-Kruje.

 

 

 

 

Koço Dhima
Koço Dhima

KOCO DHIMA

Drejtor i IKB Lushnje nga prilli 1967 deri ne gusht 1978. Punen si punonjes shkencor ne IKB e ka filluar qysh nevitin 1961 e deri ne vitin 1967 ishte zevendesdrejtor per anen shkencore. Ne fillimet punes se tij shkencore eshte marre me bimen e pambukut, sidomos me problemet e ujitjes. Po per problemet e ujitjes u mor edhe me bimet e tjera bujqesore duke percaktuar afatet dhe menyrat e ujitjes, per marrjen e rendimenteve sa me te larta. Koco Dhima ka mbajtur titullin shkencor Bashkepunetor i Vjeter Shkencor.

 

Xhevat Shima
Xhevat Shima

XHEVAT SHIMA

Nga viti 1978 – 1989, ne fillim zevendesdrejtor dhe nga 1980 – 1989 drejtor i IKB, Lushnje. Eshte marre me punen gjenetioko-seleksionuese, qe behej me bimen e grurit dhe eshte autor e bashkautor i krijimit te disa kultivareve te grurit, per te cilin ka marre edhe çmimin e Republikes te Klasit te dyte. Gjate viteve 2001-2005 ka drejtuar Institutin e Perimeve dhe Patates, Tirane. Mban graden shkencore “Doktor i shkencave bujqesore” dhe titullin “Profesor”.

 

 

 

Vladimir Malo
Vladimir Malo

VLADIMIR MALO

Ka filluar punen ne vitin 1977 prane sektorit te dritherave, duke ndjekur probleme tê ndryshme te seleksionimit, prodhimit te fares dhe agroteknikes per grurin e bute dhe ate te forte. Nga viti 1985 – 1988 kryespecialist ne Bubullime, Lushnje. Nga korriku 1988 – 1989 shef i sektorit te dritherave dhe nga shtatori 1989 – 1992 drejtor i IKB, Lushnje. Me pas specialist prane sektorit te dritherave, duke ndjekur permiresimin gienetik ne grurin e bute. Nga shtatori 1997 – 2001 drejtori lIKB, Lushnje. Aktualisht pergjegies i sektorit shkencor te grurit. Ne vitin 1985 ka marre graden shkencore “Kandidat i Shkencave”, ne vitin 1993 “Doktor i Shkencave” dhe sot mban titullin Prof As. Gjate gjithe kohes ne Institut ka punuar prane sektorit te dritherave dhe ka ndjekur permiresimin. Eshte autor i krijimit te kultivareve te grurit te bute “L vs”, “Progres” dhe mjaft linjave te reja ne proces stabilizimi e perhapjeje. Ka bere mjaft botime dhe artikuj shkencore per probleme te struktures se kultivareve dhe teknologjise se kultivimit. Aktualisht eshte dr i QTTB Lushnje.

 

Miltjadh Hyso
Miltjadh Hyso

MILTJADH HYSO

Drejtor i IKB, Lushnje nga korriku i vitit 1992 – 1994. Punen ne IKB e ka filluar nga viti 1968. Ne fillim eshte marre me problemet e mbrojtjes se bimeve, duke udhehequr disa tema per kête problem, si pjesetar i grupeve te punes per krijimin e kultivareve  te rinj ne grure, pambuk, fasule, luledielli etj. Pune te mire ka bere per sistemimin e materialit gjenetik fillestar (koleksionit) duke futur tregues bashkekohore ne vleresimin e aksesioneve te ndryshem ne grure, fasule, luledielli, pambuk, etj. Mban graden shkencore “Doktor i shkencave Bujqesore” dhe titullin “Profesor i Asociuar”.

 

Agim Canko
Agim Canko

AGIM CANKO

Ka qêne drejtor i IKB Lushnje nga nentori 1994 – 1997. Mban graden “Doktor i Shkencave” por ne IKB ka punuar nga viti 1982 – 2004, kur u transferua ne IKBA Fushe-Kruje. Qysh ne fillimet e punes se tij eshte mare me bimen e fasules dhe pas nje specializimi nê Itali 1986, filloi pune per krijimin e kultivareve te rinj ne kete bime. Eshte autor i krijimit te dy kultivareve, qe sot mbillen dhe jo vetem japin rendiment te larte, por kane edhe cilesi organoleptike te mira.

 

 

 

 

RAMADAN SHEHU

Ka filluar pune ne IKB ne vitin 1977, prane sektorit te agroteknikes, duke ndjekur renditjen e kulturave bujqesore (qarkullimin bujqesor). Nga viti 1986 – 1988 ka punuar ne rrethin e Pukes. Ne vitin 1988 eshte rikthyer ne Institut, prane sektorit agroteknik. Nga viti 1989 – 1992 ka qene pergjegjes i sektorit te fiziologjise se bimeve. Nga viti 1997 – 2002 ka punuar me faren e grurit. Nga nentori 2001 – 2002 ka qene drejtor i IKB. Ne vitin 1985 ka marre graden shkencore “Kandidat i Shkencave”. R. SHEHU ka bere mjaft botime artikuj shkencore per probleme teknologjike, me kontribut e ndikim ne prodhim. Mban graden “Doktor i Shkencave”.

Nikoll Ndoni
Nikoll Ndoni

NIKOLL NDONI

Drejtoi kete institucion si pergjegjes i Stacionit Eksperimental Lushnje, ne varesi te IKBA Fushe-Kruje, nga nentori i vitit 2002 – 2003. Eshte diplomuar ne degen e mbrojtjes se bimeve  dhe ka punuar per nje periudhe te giate ne bujqesi, si agronom ne Kemishtaj,

pergiegjes i seksionit te bujqesise, Lushnje, etj. Aktualisht  eshte biznesmen i suksesshem ne bujqesi.

 

 

 

 

Isuf Dupi
Isuf Dupi

ISUF DUPI

Ka filluar pune ne Stacionin Eksperimental, Lushnje  si pjese e IKBA Fushe-Kruje, ne maj 2003 dhe deri ne shtator 2005 ka qene pergjegjès i stacionit. Gjate viteve 2004-2005 eshte marre me bimen e lulediellit. Nga shtatori 2006 e ne vazhdim punon ne QTTB, Lushnje, ne sektorin e prodhimit te farerave te perimeve. Mban graden “Master”.

 

 

 

 

 

 

Vladimir Bano
Vladimir Bano

VLADIMIR BANO

Punen ne IKB, Lushnje, si kimist, e ka filluar ne vitin 1972 dhe deri sa doli ne pension punoi prane QTTB, si pergjegjes i laboratorit. Ne fillimet e punes se tij eshte marre me studimin e tokave, sidomos ato te kripura te rrethit te Lushnjes. Pas vitit 1978 filloi ne laborator tema studimi te veçanta kimiko-teknologjike, sidomos ne grure, por edhe ne luledielli e fasule, duke u bere piesetar i grupeve qe merreshin me krijimin e kultivareve te rinj ne keto bime. Mban graden shkencore “Doktor i Shkencave Bujqesore” dhe titullin “Profesor i Asociuar”.

 

 

 

 

 

Haxhi Blliku
Haxhi Blliku

HAXHI BLLIKU

Drejtor i QTTB, Lushnje nga gushti i vitit 2006 – janar 2010. Ardhur ne drejtim te ketij institucioni pas nje pervoje pune me perimet ne ekonomi dhe administraten e rrethit te Lushnjes, i diplomuar per Horti-Frutikulture. Ka kryer disa kurse trajnimi, kombetare e nderkombetare, per perimet. Ne vitin 1983 kryen nje specializim njevjeçar prane IPP, Tirane dhe jep te gjitha provimet pasuniversitare per shkallen e pare te kualifikimit. Ka dhene mesim, si pedagog i jashtem, ne filialin e Agronomise, Lushnje ne vitet 1976 – 1980. Nê vitet 1973-1984 ka punuar specialist e pergjegjes i sektori te perimeve ne Sarave, Lushnje. Ne vitet 1984-1993 ka drejtuar prodhimin dhe eksportin e perimeve ne Stacionin Bujqesor, Seksionin e Bujqesise dhe DBU, Lushnje. Ne vitin 1993 fiton me konkurim pozicionin e “koordinatorit rajonal” te programit “PHARE te KE. Ne vitet 1994-2000 ka kryer detyren e shefit te Kadastres ne Bashkine e Lushnjes. Ne vitet 2003-2006 ka punuar konsulent nè Qendrên Rajonale te Keshillimit Bujqesor, Durres, program holandez dhe i qeverise shqiptare.   Lushnje, Ne drejtimin e QTTB ka kontribut se perballoi me pune e aftesi menaxhuese detyrat e veshtira tè transferimit, te ristrukturimit, te rindertimit e formimit te profilit te ri te QTTB, Lushnje. Autor i disa shkrimeve pergjithesues, divulgative dhe shkencore.

 

Agronews.al

Fund pjesa 13-te

Vijon neser pjesa 14-te