Reklame:

Historiku i shkolles se Pare Bujqesore, dhurate e Kongresit Kombetar te Lushnjes (Pjesa 14)

Instituti i Perimeve dhe Patates, Tirane

Halim Stermasi
Halim Stermasi

HALIM STERMASI

Ka punuar ne mjaft ekonomi bujqesore te Tiranes. Me pervoje te pasur si drejtues e specialist me pergatitje te larte tekniko- shkencore, çka e evidentoi gjate kohes si kryeagronom i ish-NB-Kamze, Tirane, ku qendroi deri ne vitin 1972, periudhe ne te cilen solli dhe tipizoi domaten “Tondo liscio”, te quajtur tek ne “Agimi” dhe spinaqin “Viroflaj”. Gjithmone e kudo eshte dalluar si specialist me pergatitje te larte, ne veçanti per kulturen e misrit. Ne Stacionin e Perimeve dhe Patates ka filluar pune ne vjeshte te vitit 1972, duke qene njekohsisht drejtor dhe themelues i tij. Punoi kryesisht per organizimin e Stacionit, por edhe si punonjes kerkimor e drejtues i punes per prodhimin e nje sere farera perimore. Stacioni, nen drejtimin e tij, krahas testimit tie popullatave me te perhapura ne Tirane e rreth saj, si dhe llojeve te sjella nga importi, thellohet ne punen me prodhimin e farerave. Ne vitin 1977 prodhohet per here te pare fara elite e domates “Agimi” dhe hidhen bazat per te tjera.

Jorgo Thanati
Jorgo Thanati

JORGO THANATI

Ka filluar punen ne Institutin e Perimeve dhe Patateve qe ne vjeshte te vitit 1977, ne fillim specialist dhe drejtor i Stacionit (1977- 1980), me pas, punonjes kerkimor-shkencor. Angazhimet e para i ka patur me studimin e shume bimeve perimore (qepe, presh, karote, kastravec, shalqin, pjeper, kungull) dhe prodhimin e farerave elite te tyre, por me shume u perqendrua tek bima e kastravecit, ku krijoi disa linja dhe hibride te rinj, mes te cileve “IPP-724 F1″, “IPP-249 FI”, “IPP-211 FI”, IPp Fl” dhe “IPP-755F1”. Punes krjuese me kête kulture nuk iu nda edhe pas daljes ne pension (1994), rezultat i se ciles eshte se fundi hibridi “Farmir-96”. Aktiviteti I tij kerkimor eshte pasqyruar ne mjaft artikui shkencore e divulgative, si dhe ne “Kastraveci”. Veç punes kerkimore eshte dalluar per kontribut te ndjeshem ne disa ekonomi bujqesore te Vlores e Tiranes dhe si pedagog ne UB, Tirane. Mban graden shkencore “Doktor i Shkencave Bujqesore”.

 

Hysen Çobani
Hysen Çobani

HYSEN ÇOBANI

Ka punuar ne Institutin e Kerkimeve Bujqesore qê ne vitin 1955, si bashk’punetor shkencor ne sektorin e dritherave me bimet miser, elb e tershere. Ne vitin 1960 emerohet kryeagronom ne Cakran te Fierit, ku qendroi deri ne vitin 1966, pastaj emerohet kryeagronom ne ish-NB-te e Tiranes, deri ne vitin 1969, e pastaj kryeagronom ne Ndroq e Peze, po te Tiranes. Gjithmone e kudo u dallua si drejtues e specialist me pergatitje te larte teknike. Ne Institutin e Perimeve dhe Patates ka filluar pune ne vjeshte te vitit 1977, ne fillim kryeagronom i Stacionit  e me pas, punonjes kerkimor-shkencor dhe drejtor (1981-1990) Angazhimt e parae  i ka patur me studimin e shume bimeve perimore (domate, bizele, bamje, barbunje, etj) dhe prodhimin e farerave elite te tyre por me shume u perqendrua tek bima e domates, ku krijoi mbi 300 linja e dhietra hibride, mes te cileve “Fitorja-A F1”, “Fitorja-B F1”, “Valbona Fl”, “IPP-1431 FI e “ZKC F1” dhe tipizimin e domates “Zemer kau”, bizeles “Perparimi”, bamjes “Libohova”e babunjave “Plloçak e verdhe”, “Meravilja e verdhe”, “Kacavarese e verdhe”, “Kacavarese jeshile”, patellzhanet ” Violet Barbetan”e “Ajdin Syhaj”,etj.

Punes kerkimore me perimet nuk iu nda edhe pas daljes ne pension ne vitin 1995, rezultat i se ciles eshte prodhimi I disa farerave dhe teknika e teknologiji bashkekohore te kultivimit te tyre ne kuader te Kompanise “TARADIA”, te cilen e drejton prej me se dhjete vjetesh. Aktiviteti dhe arritjet e tij kerkimore jane pasqyruar ne mjaft referate, kumtesa, artikuj shkencore e divulgative, si dhe ne mjaft libra e broshura. Mban graden shkencore “Doktor i Shkencave Bujgesore” dhe titullin “Profesor”. Eshte nderuar me medalje, cmime e urdhera. Mban urdherin “Mjeshter i Madh i Punes”

VASIL KALI

Pas nje pervoje te mire pune ne disa ekonomi bujqesore te Sarandes dhe ne Ministrine e Bujqesise, emerohet drejtor ne Institutin e Perimeve dhe Patates, Tirane ne pranvere te vitit 1990. U largua nga Instituti ne gusht po te atij viti, per te punuar ne sektore te tjere.

AHMET NOVI

Ka filluar punen ne Institutin e Perimeve dhe Patates, Tirane ne vitin 1984, pas nje pervoje te mire pune me perimet ne ish-NB-ne Elbasan. Ka drejtuar punen kerkimore – shkencore ne fushen e pemiresimit te struktures varietore dhe prodhimin e farerave elitete disa kultivareve ne bimen e pjeprit. Krahas, ne periudhen korrik 1990- maj 1992 ka qene drejtor i Institutit. Ka qene dalluar per bashkepunim te mire me specialiste te bujqesise ne mjaft rrethe. Ne vitin 1992 largohet nga Instituti per te punuar ne sektor tjeter.

ILIR PEQINI

Ka filluar punen drejtor ne Institutin e Perimeve dhe Patates.Tirane ne pranvere te vitit 1992, pas nje pervoje te mire pune ne disa ekonomi te Gramshit. U largua nga Instituti ne pranvere te vitit 1994, per te punuar ne disa projekte te fushes se bujqesise.

Mevlud Hallidri
Mevlud Hallidri

MEVLUD HALLIDRI

Ka filluar punen ne Institutin e Perimeve dhe Patates, Tirane ne vitin 1981 menjehere pas diplomimit. Ka drejtuar punen kerkimore – shkencore ne fushen e permiresimit gjenetik, teknologjise se kultivimit dhe prodhimin e farerave ne bimen e domates e me pas edhe te kastravecit (pas vitit 1997), per te cilat ka studiuar disa hallka teknologjike dhe ka keshilluar teknologji te rendimenteve te larta nemjedise te ndryshme kultivimi. Nderkohe, ka krijuar disa linja e hibride, mes te cileve domaten “Zana F1”, e ne bashkepunim me kolege, domatet “IPP 1431 Fl” dhe “ZKC F1”, kastravecet “Shekulli F1” e “Diana F” etj. Krahas, ne periudhen 1994 -1997 ka qene drejtor i Institutit. Ka drejtuar disa projekte kerkimore ne fushen e grumbullimit, studimit dhe perteritjes se germoplasmes se perimeve dhe ate te permirčsimit te teknologjise se kultivimit te bimeve perimore e patates.  Aktiviteti dhe arritjet e tij kerkimore jane pasqyruar ne mjaft referate, kumtesa, artikuj shkencore e divulgative, Brenda e jashte vendit, si dhe ne mjaft libra e broshura. Ne vitin 2004 largohet nga Shqiperia dhe vendoset familjarisht ne Kanada. Ka patur dhe ka bashkepunim te mire me specialiste te bujgesise ne mjaft rrethe. Mban graden shkencore “Doktor i Shkencave Bujqesore” dhe titullin “Profesor”.

SKENDER TOLAJ

Ka filluar pune drejtor ne Institutin e Perimeve dhe Patates, Tirane ne fillim te vitit 1996, pas nje pervoje te mire pune nä disa ekonomi bujqesore te Kurbinit. U largua nga Instituti ne fund te vitit 1996, per te punuar ne Ministrine e Bujqesise.

Astrit Balliu
Astrit Balliu

ASTRIT BALLIU

Ka filluar pune drejtor ne Institutin e Perimeve dhe Patates, Tirane ne vitin 1997, pas nje pervoje te mire pune ne katedren e perimeve te UB, Tirane.Ne bashkepunim me kolege ka kryer pune kerkimore shkencore ne fushen e permiresimit gjenetik ne bimen e domates dhe kastravecit, kryesisht ne vleresimin e aftesise kombinateve te linjave te reja te krijuara ne Institut. U largua nga Instituti ne fillim te vitit 2000, per te drejtuar Qendren Rajonale te Keshillimit Bujqesor, Durres, program i qeverise holandeze dhe asaj shqiptare. Mban graden shkencore “Doktor i Shkencave Bujqesore” dhe titullin “Profesor”. Aktualisht pedagog ne UB, Tirane.

 

 

Enver Tome
Enver Tome

ENVER TOME

Ka filluar pune ne Institutin e Perimeve dhe Patates, Tirane, ne vitin 1997, pas nje pervoje te mire pune me perimet ne disa ekonomi te Librazhdit. Ka drejtuar punen kerkimore – shkencore ne fushen e permiresimit gjenetik, teknologjise se kultivimit dhe prodhimin e farerave ne bimen e specit dhe patellxhanit, per te cilat ka studiuar disa hallka teknologjike dhe ka keshilluar teknologji te rendimenteve te larta ne mjedise te ndryshme te kultivimit. Nderkohe, ka krijuar disa linja e kultivare speci, mes te cileve “IPP 14-97” e ne bashkepunim me kolege, ka bere tipizimin e specit “Albana”. Krahas, ne periudhen 1997-2003 ka qene shef i Departamentit te Kerkimit Shkencor dhe Sekretar Shkencor i Institutit. Ne periudhen 2000-2001 ka qene drejtor i Institutit.  Ka drejtuar disa projekte kerkimore ne fushen e grumbullimit, studimit dhe perteritjes se germoplasmes se perimeve. Aktiviteti dhe arritjet e tij kerkimore jane pasqyruar ne mjaft referate, kumtesa, artikuj shkencore e divulgative dhe ne lifbra. Pas shkrirjes se IPP, ne vitin 2006, vazhdon punen ne QTTB Lushnje, si punonjes i kerkimit shkencor dhe divulgimit, ne te ne njjten kohe ka qene edhe Pergjegjes i Departamentit te Kerkimit per Perimet. Ka patur dhe ka bashkepunim te mire me specialiste te bujqesise ne mjaft rrethe. Mban graden shkencore “Doktor i Shkencave Bujqesore” dhe titullin “As. Profesor”.

BASHKIM ALUSHI

Ka filluar pune si drejtor ne Institutin e Perimeve dhe Patates  ne Tirane ne vieshte te vitit 2005, pas nje pervoje te mire pune ne disa ekonomi te Gramshit dhe pas viteve ’90 ne disa ferma te Tiranes. U largua nga Instituti ne mes te vitit 2006, per te drejtuar Qendrên Rajonale te Keshillimit Bujqesor, Durres.

Agronews.al

Fund pjesa 14-te

Vijon neser pjesa 15-te