Ananasi është një frut tropikal dhe ka një shije shumë të veçantë. Ka ngjyrën e diellit, një aromë të parezistueshme, përmban një enzimë e cila ka efekte të fuqishme për stomakun. Por është më mirë ta konsumojmë të freskët, sepse në kuti apo komposto, humbet shumë veti.
Thuhet se ka ardhur në Evropë pasi është zbuluar Amerika. Ananasi u spikat në një mozaik, në mes të një kanistre me fruta, në epokën romake. Emri i tij derivon nga “Nana nana”, që do të thotë “aroma e aromave”, në gjuhën indi Guarani. Në këtë gjuhë ka kuptimin: aromë, pasuri, i parezistueshëm për kolibrat, nga këtu është pjalmuar. Në të vërtetë është një frutë “false”, pasi është një bashkim frutash, e cila ka marrë formën e një pishe.
Një peshtaf me fryte të shëndetshme
Prej kohësh, të lindurit e Amerikës jugore i shmangen shërimeve me kura dhe përdorin lëngun e ananasit, për stimulimet e tretjes së ushqimit dhe për të mbajtur lëkurën e freskët.
Mjekësia kineze e këshillon për kurimin e djegieve nga dielli, për të kundërshtuar mostretjen e ushqimit dhe fituar dizenterinë. Në këtë mijëvjeçarin e fundit, shkenca ka arritur të konfirmojë, atë që shekuj me eksperiencë kishin evidentuar për të na dhënë një shpjegim racional: virtyteve të shëndetit nga ananasi, u duhej prezenca e mjaftueshme e një enzime të tretjes, bromelina.
Së bashku me papainën, një tjetër enzimë e cila ndodhet tek ananasi, bromelina është efikase në tretjen e proteinave, mjafton një gram për të tretur një kilogramë substancë proteinike!
Ananasi përdoret edhe për të plotësuar mungesën e yndyrave, për kompletimin e vitaminave, për raportin e mirë të kaliumit dhe mjaftueshmërinë e natriumit. Me vetëm 40 kalori për 100 g, është një ushqim jashtëzakonisht i lehtë, perfekt për kë është në luftë për dobësim.
Ananasi ul ndjeshëm celulitet te femrat dhe ndihmon gjithashtu për të rënë nga pesha. Por kujdes, ananasi jo shumë i pjekur përmban shumë vitaminë C dhe ndihmon në këtë rast në hapjen e oreksit.
Çfarë ka në 100 gr ananas të freskët?
Energji (Kcal) 40, Ujë (g), 86,4, Proteina (g), 0,5 , Yndyrna (g) 0, Glukozë (g) 10,0, Fibra (g) 1,0, Natrium (mg) 2, Kalium (mg) 250, Hekur (mg) 0,5 , Kalcium (mg) 17, Vitaminë A (mcg) 7, Vitaminë A (mcg) 7, Vitaminë C (mg) 17
Ananas për tretjen…
Ananasi është një frut që lehtëson dhimbjen e kockave, është i shëndetshëm për zemrën, lufton tumoret, shërben kundër celulitit, na ndihmon kundër gripit dhe të gjitha këto falë përmbajtjeve të tij magjike.
Ananasi ka një përbërje që quhet bromelin e cila ndihmon shumë për tretjen. Këtë efekt e gjejmë edhe tek kivi.
Forconi imunitetin me ananas
Përmbajtja e lartë e vitaminës C, ndihmon trupin të largojë radikalet e lira, të cilat shkatërrojnë qelizat normale. Për këtë thuhet se ananasi është një frut që lufton kancerin. Nga studimet rezulton se radikalet e lira nxisin shfaqjen e arteriosklerozës dhe dhimbjet e zemrës, shkatërrojnë qelizat e zorrës së trashë duke çuar në tumor, si dhe kontribuojnë në dhimbjen e kyçeve si dhe në artriti. Pra marrja e dozes ditore të vitamins C, nëpërmjet ushqimit duket se largon të gjitha këto efekte që vijnë nga radikalet e lira në trup. Për më tepër, vitamina C ka rëndësi jetike për forcimin e sistemin imunitar, i cili lufton infeksionet gripin dhe virozat.
Ananasi është një burim i shkëlqyer i manganit dhe tiaminës.
Mangani është një element i rëndësishëm për një metabolizim korrekt të sheqernave në organizëm. Studimet kanë treguar se mangani lufton depresionin.
Ananasi mbron sytë
Të gjithëve ne na u është thënë që të vegjël se karotat janë të mira për shëndetin e syve, dhe shumë nëna të reja ua japin fëmijëve të tyre. Karota është një perime e mirë për sytë, ndërsa ananasi është një frut edhe më I se karota për shëndetin e syve. Nga një studim i publikuar në një revistë të njohur amerikane për shëndetin thuhet se konsumimi i 3 racioneve ananans çdo ditë ndihmon në parandalimin e humbjes apo zbehjes së shikimit.
Në një studim ku morrën pjesë mbi 110 mijë gra dhe burra, studiuesit arritën në përfundimin se frutat dhe perimet; vitamina A, C, dhe E; si dhe karotenoidet përmirësojnë shikimin dhe parandalojnë të gjitha dëmtimet që kanë të bëjnë me sytë. Megjithatë ata theksuan se të gjitha këto i gjejmë tek ananasi prandaj konsumi i tij i përditshëm është i nevojshëm. Shtoni ananas në kosin me fruta të përgatitur në shtëpi apo në smoothien e mëngjesit. Gjithashtu mund të shtoni ananas në sallatën me karota.
Të verdhë ose jeshil janë njësoj
Në kuzhinë, ananasi është perfekt si salcë në mikser, për të shoqëruar mishrat. Bëjeni marinadë lëngun e ananasit, e cila shërben për zbutjen dhe tretjen, duke u dhënë atyre një
shije të mrekullueshme. Ananasi duhet të konsumohet i freskët, sepse i konservuar humbet bromelinën. Duhet edhe të jetë i pjekur mirë: fatkeqësisht, ngjyra e pishës nuk na ndihmon në dallimin e pjekjes së frutit, nëse ka ngjyrë të verdhë mund të jetë i pjekur sikurse edhe me ngjyrë jeshile. Kështu mundësia e fundit për ta dalluar mbetet aroma, duke kontrolluar edhe mungesën e pikave dhe gjethet që duhet të mos jenë vyshkur.
Të mësojmë pak më shumë
* Bromelina është shumë efikase në kurimin e disa stadeve të mahisjeve të lokalizuara të lëkurës. Në këtë kuptim, ananasi është një përbërës ideal për të luftuar celulitin, falë prioritetit kundërmahisës të lëkurës.
* Ekstrakti i ananasit është i këshillueshëm për problemet e këmbëve, bromelina duket efikase edhe në mpiksjen ose koagulimin e gjakut (trombet). Nga llogaritjet e rregullta
të disa recetave indiane, rezulton se nga 20 përqind deri në 2 përqind incidente vdekjesh nga trombozat kardiovaskulare, mund të shmangen falë aksionit dhe stimulit që kjo enzimë sjell në rregullimin e plazmës, substancë hematome që krijon koagulimin.
* Për përmbajtjen e mirë të natriumit dhe mjaftueshmërinë e kaliumit, ananasi bëhet i nevojshëm, për të mbajtur nën kontroll hipertensionin.
* Disa studime të rëndësishme, theksojnë që mund të ketë edhe efekt antitumorial.
* Ananasi është fruti që ndihmon në forcimin e kockave, në përmirësimin e gjendjes shëndetësore gjatë gripit, si dhe ndihmon në parandalimin e problemeve dhe ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
* Ananasi është një mik i mrekullueshëm edhe për gjetjen e qetësisë dhe humorit.
* Përgjithësisht shumë i toleruar nga të gjithë, ananasi mund të bëjë reaksion me disa antibiotikë, në veçanti me tetraciklinën dhe amoksicilinën. Duhet të ketë parasysh, ai që i përdor këto kura ilaçesh, për të evituar konsumimin e ananasit në periudhën e përdorimit të ilaçeve.
* Një studim nga Universiteti i Nju Jorkut ka zbuluar se konsumimi i ananasit është i mirë për shëndetin oral dhe se zvogëlon gingivitin dhe sëmundjen periodentale.