Fara cilësore është parakushti kryesor për prodhimtari te suksesshme. Fara e shëndoshë dhe vitale, si dhe e pastër për nga aspekti variator, është parakusht dhe garant për prodhimtari te suksesshme, natyrisht krahas masave agroteknike te aplikuara gjate vegjetacionit.
Gjithashtu edhe pjesët vegjetative të cilat shërbejnë për shumim (zhardhoret, qepujkat etj), duhet te i posedojnë të gjitha vetitë e lartpërmendura. Cilësia e farës vije në shprehje ne prodhimtarinë e perimeve për përpunim, ku në mase të madhe kemi kultivim direkt, përmes farës. Kualiteti i farës përcaktohet indirekt (Përmes vlerësimit të vetive të jashtme – madhësisë, formës, ngjyrës, peshës etj), si dhe direkt përmes hulumtimit të vetive të brendshme të farës.
Forma e farës është tregues stabil për ndonjë lloj apo varietet ne kuadër te llojit. Përveç formës , rëndësi të madhe kanë edhe ngjyra e farës, aroma, mbushja e farës me materie ushqyese etj.
Të gjithë këta parametra duhet patur parasysh, gjatë mbjelljes apo zgjedhjes së farës për mbjellje.
Pastërtia e farës
Pastërtia e farës ka rëndësi mjaft të madhe për prodhimtari. Me pastërti të farës nënkuptohet, pjesëmarrja e farërave të shëndosha, të kulturës baze që analizohet, e shprehur në përqindje, ndaj peshës se të gjithë mostrës që analizohet. Është e dëshiruar në far të ketë gjithnjë pastërti 100%.
Në praktike kjo mund të arrihet kryesisht tek kulturat me farëra të mëdha, të cilat mund të pastrohen lehtë, mirëpo, pothuajse çdo herë në farë gjenden edhe materie, si p.sh. Fara të thyera (të dëmtuara), fara të barojave etj.
Përqindja e pastërtisë se farës llogaritet në ketë mënyrë. Nëse në mostrën prej 100 gr. Fara e pastër merr pjesë me 9,5gr. Ndërsa të gjitha pjesët tjera (mbeturinat e ndryshme) me 0,4gr atëherë përqindja e pastërtisë se farës gjendet në ketë mënyrë.
Energjia mbirëse e farës
Energjia dhe aftësia mbirëse, paraqesin treguesit me të rëndësishëm, kur është në pyetje kualiteti i farës se kulturave bujqësore.
Energjia mbirëse është e rëndësishme, pasi që nëpërmes saj, mund të tregohet me masë mjaft të madhe se për sa kohë (përafërsisht) fara mund të mbijë edhe në kushtet e ambientit të jashtëm.
Energjia e mbirjes, paraqet përqindjen e farërave të mbira të cilat mbijnë në ditët e para të përcaktuara për energjinë mbirëse të farës.
Kjo gjatësi kohore është e ndryshme dhe sillet nga tri dit tek farërat e lakrës, 7 ditë tek farërat e specit deri ne 10 dit tek farërat e majdanozit dhe selinos. Energjia e mbirjes, mund të shprehet edhe nëpërmes dinamikes se mbirjes në mënyrë grafike (nëpërmes sistemit të koordinatave) me ç’rast në boshtin X vendosen ditët, ndërkaq në boshtin Y numri i farërave të mbira.
Aftësia mbirëse e farës
Aftësia mbirëse e farës, paraqet vitalitetin e farës dhe përcaktohet nga përqindja e farërave te pasteta, të mbira në kushte optimale.
Përcaktimi i aftësisë mbirëse të farës, bëhet sipas metodave të caktuara për kualitetin e farës se kulturave perimore.
Në bazë të pamjes së jashtme, është vështirë që të dallohet fara vitale nga ajo jovitale (jo e gjallë). Fara nga pamja e jashtme mund të jetë krejtësisht e mire, por që mos të jetë e aftë për mbirje.
Për përcaktimin e aftësisë mbirëse, shfrytëzohen metoda të ndryshme. Në praktiken e gjerë me të përhapura janë metodat me rërë dhe me letër filtruese (përmes tasave të Petrit).
Përcaktimi i aftësisë mbirëse bëhet me atë mënyrë që merren nga 3-5 mostra (përsëritje) me nga 100 fara.
Në fund të tasave (enëve) të Petrit, vendosen letra thithëse, mbi të shpërndahen farat (merren nga 100 fara për te mundur, me lehtë që mbirja të shprehet në përqindje), në mënyrë uniforme në tasat e Petrit dhe iu jepet një sasi e ujit, varësisht nga lloji fara mund të mbulohet me letër thithëse ose jo.
Tasat e tillë të Petrit, vendosen në termostat në temperaturë të caktuar për çdo lloj të kulturave perimore (për specin dhe domaten është 25C etj.) gjatë analizimit të aftësisë mbirëse lagështia në letër filtruese duhet të jetë optimale.
Përcaktimi i aftësisë mbirëse, dallohet nga lloji dhe zgjatë 7 ditë bizelja deri në 21 ditë tek karota.
Si farë e aftë për mbirje llogaritet ajo farë e cila në afat të caktuar zhvillon sythin embrional, normal dhe të shëndoshë. Metodë tjetër është përcaktimi i aftësisë mbirëse të farës përmes reagensëve të ndryshëm.