Reklame:

Infeksionet koliforme te kecat

Kolibacilosa septicemike; Sëmundja më së shpeshti ndodh në dy javët e para të jetës. I porsalinduri tregon shenja depresioni progresiv dhe karavatje e ndjekur nga një diarreja e hollë e ujëshme. Zhvillimi i sëmundjes varet nga virulenca, serotipi coli dhe ndjeshmëria e kecit. Mikrorganizmat oportune të coli E. kalojnë përmes kërthizës (më e zakonshëme), hundëve, apo rrugëve orofaringeale. Shenjat klinike zhvillohen rreth 24 orë pas infektimit. Lezionet pas ngordhjes përfshijnë hemorragji petekiale dhe ekymotike në sipërfaqet serose. E. coli mund të izolohet në organet e ndryshme. Analiza (kultura fekale / është me vlerë të kufizuar për shkak se koliformet janë banorë normal në traktin e zorrëve. Me rëndësi janë: minimizim i stresit të mjedisit, kushte të ngrohta, shtresë e thatë dhe ushqim i përshtatshëm.

Kolibacilosa enterike; Diarreja zakonisht ndodh në 7 ditët e para të jetës. Jashtëqitjet janë fluide dhe me ngjyrë gri në të bardhë deri në të verdhë të zbehtë. Bishti i tyre është vazhdimisht i përlyer. Keci i prekur paraqet gradualisht: dobësi, depresion, mungesë oreksi dhe përkeqësim të dehidratimit. Të porsalindurit e prekur ose shërohen ose ngordhin brenda 5 ditëve. Keci që nuk ka marrë sasinë e mjaftueshme të kulloshtrës rrezikohet. Mjediset e pista, të ngushta pa ndriçim janë vatra të kolibacillosës enterike, e shkaktuar nga shtame te E. coli që janë enterotoxigenice.

Keci me diarre (pa marrë parasysh etiologjinë ) humbin sasi të mëdha kryprash me lëngjet si : kalium, natriumi, klorur, bikarbonat, dhe zhvillohet acidosa metabolike. Hypoglycemia është gjithashtu një gjetje e përbashkët për shkak se të porsalindurit nuk kanë rezerva të mjaftueshme.

Trajtimi me barna: Rezultatet më të mira arrihen kur trajtimi është “agresiv”, i nisur herët në rrjedhën e sëmundjes.

Shënim: një kec i porsalindur është në thelb një monogastrike. Terapia e vazhdueshme e lëngjeve (2,5-5 ml/kg/orë) rekomandohet për të sëmurin kritike deri në rihidratim dhe stabilizim. Më tej mund të rehydratohet nëpërmjet gojës. Zgjedhje e mirë fillestare, është përdorimi i antibiotikëve. Më tej përdoren Sulfonamidet (sulfadimethoxine, sulfachlorpyridazine) që kanë një spektër të mirë Gram negativ, por janë bakteriostatik.

Shërbime të tjera mbështetëse janë: Trajtimi me lëngje është trajtimi më i rëndësishme! Dehidratimet e rënda: trajtohen me lëngje nënlëkurë. Në kecin që dehidratimi është i moderuar, terapi orale është një rrugë efektive. Zgjidhja alternative është dhënia nëpërmjet gojës e elektroliteve në çdo 6 orë me qumësht. Të ushqyerit e vazhdueshëm me qumësht (gjatë diarresë), mbështet rritjen e kecit diarreik dhe promovon rigjenerimin e mukozës së dëmtuar.

Në elektrolitet e përdorur për rehydratim, bikarbonati është agjent i mirë alkalinizues gjithashtu përdore electromix ws e kombinuar sulfamicin k. Si burim i energjetik (glukozë) shtohet në radhë të parë, për të lehtësuar marrjen e zvogëluar të elektroliteve në zorrë. Niveli i energjisë në të gjitha këto formulime është i pamjaftueshëm për të përmbushur të gjitha kërkesat me kalori të kecit . Në fakt keci ngordh më shpejtë, në se nuk i jepet ushqim për më shumë se 48 orë !Trajtimi me barna; Flunixin meglumine (1 mg / kg IM – 12-24 orë) për efektin anti – prostaglandin (anti – sekretues); Bismut subsalicylate (pepto bismol ose përzierje korrigjuese ) 2-4 ml / kg, nga goja, çdo 6 orë për efekt anti–prostaglandin lokale. Përdorimi i antibiotikëve bëhet siç është përshkruar më lart.

Kujdes!

Terapia me antibiotikë është e rezervuar për rastet e diarresë, ku një agjent bakteriale është i dyshuar. Rastet e pa komplikuara janë të vetë – kufizuar dhe simptomatike për vetëm 1-2 ditë. Megjithatë, infeksionet e mesme që ndodhin zakonisht, ndikojnë në rrjedhën përfundimtare klinike. Në ethe (mbi 39.5 gradë ) mund ti jepet gjysma e një aspirine. Me efekt të mirë është dhe përdorimi i Nuflor (florfenicol) dhe Excenel RTU (ceftiofur hydrochloride) dhe Naxcel (ceftiofur natriumi). Përdorimi fillon me një gjysmë ( 1/2 ) cc për të sapolindur dhe duhet të jepet për pesë ditë rresht.

(gazeta bujku)