Reklame:

Rukola, kultivimi dhe vlerat ushqyese

Ka nje shije te vendosur, lehtesisht pikante dhe me arome te kendshme, e famshme per perfitimet terapeutike dhe tretese.

Çfare permban rukola?

Kjo perime ka shume vitamina, A, B6, B9, C e K, kripera minerale, kalcium, magnes, potaz, hekur dhe shume fibra.

Perfitimet e rukoles

Rukola permban sulforafano dhe beta karotene, dy perberes qe kane nje rol te rendesishem ne parandalimet e tumoreve. Rukola do ju ndihmoje te ndiheni me mire, fale perfitimeve te saj pastruese, tretese dhe tonifikuese. Kjo perime e jashtezakonshme parandalon ulcerat, gastritet dhe problemet e melçise, pasi largon lengjet e teperta dhe toksinat.

Rukola stimulon oreksin, por edhe prodhimin e lengjeve gastrite. Nese e konsumoni ne menyre te rregullt, nuk do te keni me probleme me gazrat intestinale, ndersa do te permiresoni tretjen e tyre. Permbajtja e larte e glukozinoleve lufton viruset dhe bakteret.

Nese nuk mjafton kjo, ju themi se rukola ka shume pak kalori (vetem 25 kalori per 100 g raketa). Ka nga ata qe e preferojne rukolen per veprimin e saj qetesues. Romaket e lashte e perdornin ate per te pergatitur filtrat e dashurise.

Kalojme te pesha: rukola nxit metabolizmin tuaj dhe gjendet gjithnje ne dietat e dobesimit. Edhe per ke vuan nga anemia, eshte nder perimet qe duhet konsumuar me sasi te medha pasi permban shume hekur.

Menyra me e mire per ta shijuar kete perime eshte ne sallate. Ju mund te perziejne me lloje te tjera sallate, por ju mund ta hani edhe vetem, te sperkatur me vaj ulliri ekstra te virgjer. Eshte mire te mos i shtojme kripe, por nese doni ju e deshironi, mund te perdorni djathe kaçkavall.

Edhe e gatuar rukola gjendet ne shume receta. Por, e gatuar vetem per nje ose dy minuta dhe eshte gati per t’u ngrene.
Duhet shmangur vetem njerezit alergjike dhe ata qe marrin medikamente kunder mpiksjes se gjakut. Edhe per ata qe kane probleme me tiroidet, duhet ta konsumojne me kujdes. Rukola permban izotiocianate, te cilat mund te pengojne funksionin e tiroides, duke kufizuar sasine e jodit te perthithet nga trupi.

Kultivimi i rukoles.

Rukola ka kerkesa modeste per ngrohtesi dhe eshte rezistente ndaj temperaturave te uleta dhe ngricave dhe si pasoje mund te prodhohet gjate gjith sezonit. Mbillet ne cdo lloj toke, por me mire eshte qe toka te kete pH neutral apo te jete alkale. Gjate vapes se veres duhet te jete nen hije, ne te kundert gjethet do te kene cilesi te ulet.
Pergatitja e siperfaqes se tokes per mbjelljen e rukoles eshte e njejte si per mbjelljen e perimeve te tjera gjethore. Punimi baze i tokes nuk duhet te jete me i thelle se 20 cm, sepse rukola prodhohet vetem me mbjellje te drejteperdrejte nga fara.

 

Rukola mbillet nga shkurti deri ne shtator ne rreshta nga 15 deri ne 30 cm nga njeri tjetri, dhe ne largesi nga  5 deri ne 10 centimetra nga bima ne bime. Thellesia e mbjelljes se fares duhet te jete rreth nje centimeter ne toke sepse mbin per disa dite.
Rukola plehrohet me 60 deri ne 80 kg azot, 60 deri ne  80 kg fosfor dhe 100 deri ne 120 kg kalium per nje hektar ne raport NPK 1:1:2. Kjo bime kerkon prashitje midis rreshtave gjate vegjetimit dhe ujitjes. Rukola eshte e gatshme per konsum nga 40 deri ne 60 dite pas mbjelljes.