Patëllxhani i egër, nga i cili e kanë prejardhjen të gjitha llojet e kësaj kulture bujqësore, rritet
ende në Indi dhe në Birmani, ndërsa një lloj tjetër, paksa më i vogël, është i përhapur edhe në
Kinë. Kjo kulturë ka lluar të kultivohet në këto vende që në lashtësi dhe prej andej, është
përhapur tanimë në të gjithë botën. Ka shumë të ngjarë që evropianët e parë, të cilët e kanë
provuar patëllxhanin në ushqim dhe ndofta e kanë marrë me vete për ta mbjellë në kopshtet e
tyre, kanë qenë ushtarët e Aleksandrit të Madh të Maqedonisë, gjatë fushatave të tyre në Indi
dhe në Persi, në vitet 331-325 para erës sonë. Por ajo që dihet me saktësi është se në kuzhinat
evropiane, patëllxhani lloi të gatuhej vetëm pas pushtimit të Spanjës dhe vendeve të tjera
evropiane nga ushtarët e Islamit në vitin 711 në Spanjë, pastaj në vitin 827 edhe në Siçili. Ata
shkëmbenin me kënaqësi me vendasit përvojën e jetës, duke përfshirë këtu kopshtarinë dhe
gatimin e perimeve të ndryshme, mes tyre edhe patëllxhanin, të cilin ata kishin lluar ta
kultivonin dhe ta gatuanin me kohë. Mirëpo kjo kulturë bujqësore, në disa vise, ku përbërja e
tokës nuk i përshtatet, hidhërohej shumë dhe shpeshherë, ata që e përdornin atë në ushqim,
helmoheshin…
Kjo e pengoi shumë përhapjen e patëllxhanit në Evropë. U deshën dekada që kjo bimë ekzotike
të tregonte vlerat e saj dhe të zinte vendin e vet të merituar në tavolinat e evropianëve.
Shumë legjenda dhe histori u përhapën në Evropë në lidhje me patëllxhanin. Në shekullin e
XVI atë e quanin “Mollë e çmendurisë”, ose “Mollë e dashurisë” duke i dhënë kësaj kulture
atribute afrodiziatike. Njerëzit kujtonin se përdorimi i tij në ushqim të luan mendsh, ose të
shton pasionet dashurore. Sidoqoftë, në kuzhinat evropiane, deri andej nga llimi i shekullit
të XIX, patëllxhani nuk u përdor si perim.
Në vendin tonë, si pjesë e perandorisë Osmane, kultura e patëllxhanit ka ardhur shpejt, nga
Turqia dhe Persia, ku kanë qenë shumë të përhapura gjellët me patëllxhanë, sidomos, imambajalldia.
Ai lloi të përhapej në llim në Jug, pastaj, andej nga shekulli i XVII, edhe në Veri.
Fryti i patëllxhanit ka forma të ndryshme dhe sipas këtyre formave mund të gjykosh edhe për
prejardhjen e tij. Patëllxhanët në formën e vezës së pulës, apo dardhës, e kanë prejardhjen nga
India, ndërsa ata në formë trangulli, kanë prejardhje kineze. Tanimë, në tregjet e botës gjen
patëllxhanë edhe me forma të tjera, si bie fjala, patëllxhanë ovalë, apo edhe të rrumbullakët,
si kunguj, ashtu sikurse gjen edhe në forma të vogla si kokrrat e rrushit. Përsa i përket ngjyrës, patëllxhanët e mirëlltë kanë ngjyrë vjollcë të errët, por ka edhe variante me vija, të bardhë, madje edhe ngjyrë trëndali ose jargavani.
Më shumë preferohen për gatim patëllxhanët e njomë, të pabërë, që nuk kanë ende fara, janë
cipëhollë dhe nuk janë të hidhur. Mund të përdoren për ushqim edhe patëllxhanë “më të
moshuar” , por llimisht ata duhen lënë në ujë me kripë për dy-tre orë rresht, që t’u dalë
hidhërimi, pastaj të shpëlahen mirë. Patëllxhanët e papjekur nuk përdoren për gjellë sepse ata
kanë substanca të dëmshme.
Patëllxhanët janë një perim shumë i vlefshëm, që përmban një varg kriprash minerale t ë
dobishme, sidomos kalium, që ndikon në mirëmbajtjen e enëve të gjakut dhe të zemrës.
Patëllxhani përmban vitaminën A, vitamina të grupit B, C, P dhe një varg substancash të tjera
biologjike aktive, që ruajnë e forcojnë muskujt e zemrës, enët e gjakut dhe veshkat. Ky perim
përmban acide të ndryshme organike që stimulojnë sekretimin e lëngjeve gastrite dhe
ndihmojnë në jashtëqitje. Patëllxhani ndihmon në ruajtjen e eneve të gjakut nga sklerozimi.
Ky perim nuk ka shumë kalori dhe mund të përdoret nga njerëzit që kanë tendencë të shtojnë
në peshë, ose kanë prirje për t’u sëmurur nga diabeti i sheqerit.
Po japim recetën e gjellës më të famshme me patëllxhanë: Bajalldisja e imamit ose
imam-bajalldi.
Presim patëllxhanët e rinj dhe të freskët në copa të rrumbullakëta një centimetër të gjera, i
kripim dhe i lëmë 30 minuta. I shtrydhim dhe u nxjerrim lëngun e hidhur, i thajmë duke i
fshirë me peceta letre, i futim në vaj ulliri, i vendosim në tavë dhe i futim në një furrë të
nxehtë, deri në 200 gradë. I lëmë në zjarr derisa të vënë një kore bojë kafe të hapur…
Ndërkaq presim qepën, po ashtu, në copa të rrumbullakëta dhe hudhrën. I skuqim lehtas në
vaj ulliri, duke hedhur në fund domaten e grirë, majdanozin dhe erëzat e tjera. E mbajmë në
zjarr disa minuta, pastaj të gjitha i hedhim mbi patëllxhanët dhe i futim përsëri në furrë, por
tanimë, me temperature më të ulët, 180 gradë.Kjo gjellë, serviret e ftohtë.