Reklame:

Historiku i shkolles se Pare Bujqesore, dhurate e Kongresit Kombetar te Lushnjes (Pjesa 16)

Instituti i Perimeve dhe Patates, Tirane

XHEMIL ISLAMI

Ka punuar ne Institutin e Kerkimeve Bujqesore, qe ne vitin 1953 ne fillim specialist ne sektorin e Mbrojtjes se Bimeve. Pas vitit 1958 ne sektorin kerkimeve te Hortikultures ne Valias (Tirane), sektor ne varesi te IKB-Lushnje, ku studioi riperteritjen dhe shumezimin e koleksionit te pare ne Shqiperi per bimet perimore (domate, sallate, barbunje, spinaq dhe disa frytrrenjore), koleksion i ardhur nga ish-BS. Nga ai koleksion sot ende vazhdon te kultivohet per qellime prodhimi panxhari i kuq perimor “Egjiptian”. Pas shkrirjes se sektorit ne Valias, kalon specialist ne NZSH, Tirane. Pasi punoi disa vjet specialist e drejtues ne ekonomi bujqésore te Tiranes, ne vitin 1976 emerohet specialist e me pas pergjegjes sektori ne Stacionin e Perimeve dhe Patates, Tirane. E vazhdoi punen kerkimore edhe ne IPP, deri me 1989, kur doli ne pension. Aktiviteti i tij kerkimor u perqendrua kryesisht ne permiresimin gjenetik, permiresimin e teknologjise se kultivimit dhe prodhimin e farerave te disa kultivareve te lakrès koke. Eshte autor i krijimit te lakrave koke “24-K” “M-140 dhe tipizimin e lakrave “Mishia” dhe “Postriba.

Meropi Prifti
Meropi Prifti

MEROPI PRIFTI

Ka punuar ne Institutin e Kerkimeve Bujqésore, qe nga viti 1957 deri me 1972, si bashkepunetore shekencore ne sektorin e Mbrojtjes se Bimêve. Pastai, deri me 1979, specialiste e mbrojtjes se bimeve ne ish-NB e Tiranes. Kudo eshte dalluar si specialiste me pérgatitje te larte teknike e shkencore. Ne IPP, Tirane ka punuar nga vjeshta e vitit 1979 deri me1990, kur doli ne pension, si punonjese kerkimore dhe drejtuese e Laboratorit te Mbrojtjes se Bimeve ne IPP. Angazhimet i ka patur ne studimin e shume semundjeve dhe demtuesve te bimeve perimore. Midis mjaft studimeve te suksesshme permendim “Dinamika e zhvillimit te afideve ne stacionin e patates Bize”, “Studimi dhe antitrupave per identifikimin dhe perzgjedhjen e patates rezistente ndaj disa viruseve”, etj. Aktiviteti dhe arritjet e saj kerkimore jane pasqyruar ne mjaf referate, kumtesa, artikuj shkencore e divulgative, si dhe ne mjafi libra e broshura. Veç punes kerkimore eshte dalluar per kontribut te ndjeshem ne disa ekonomi bujqesore te Tiranes dhe si pedagoge ne UB, Tirane. Mban titullin “Bashkepunetore e Vjeter Shkencore”.

 

 

VASIL MARKO

Ka punuar me pataten menjehere pas mbarimit te fakultetit, ne vitin 1956, ne ish-stacionin e prodhimit te fares se patates, Korçe, ku ne periudhen 1954-58, krahas specialisteve shqiptare, kontribut teper me vlere kane dhene kater specialiste gjermane nen drejtimin e z. Shmid, njohes i mire i patates dhe me pèrvoje ne prodhimin e fares se sai. Ne vitin 1970 transferohet ne Tirane, ku organizon e drejton shkencerisht punen per prodhimin e fares se patates ne Bize. Me krijimin e Stacionit te Perimeve dhe Patates, ne Tirane, me 1972, sektori i Bizes inkuadrohet ne te si Stacion i prodhimit te farés, nen drejtimin shkencor tè specialistit tashme me emer per pataten. agr. Vasil Marko. E vazhdon punen kerkimore edhe ne IPP ku dreiton sektorin shkencor te patates deri me 1994, kur del ne pension. Aktiviteti i tij kerkimor ishte perqendruar kryesisht ne permirésimin gjenetik, permiresimin e teknologjise sè kultivimit dhe prodhimin e farès se disa kultivareve (Amsel, Jaerla, Mariela, Adreta, etj). Studimet e tij jane pasqyruar ne mjaft artikuj shkencore e divulgative si dhe ne disa libra teknike. Dallohej per bashkepunim te mire me spccialiste tè ekonomive bujqesore ne mjaft rrethe, te cilet te dreitè e quanin “babai” i patates ne Shqiperi.

Llukan Tase
Llukan Tase

LLUKAN TASE

Ka filluar pune ne IPP, Tirane ne vitin 1977, pas nje pervoje te gjate me perimet ne disa ekonomi bujqesore, ne katedren e perimeve ne ILB, Kamze dhe ne seksionin e bujqčsisč te rrethit Tiranč. Ka dhene kontribut ne transformimin e Stacionit ne Institut, ne te cilin, krahas punes kerkimore, ka qene pergjegies sektori shkencor dhe zv.drejtor. Aktiviteti i tij kerkimor vazhdoi deri ne vitin 1989 dhe ishte perqendruar kryesisht ne permiresimin gienetik, pèrmiresimin e teknologjisé sè kultivimit dhe prodhimin e farčrave te disa kultivarève speci. Ne bashkepunim me kolege ka bere tipizimin e specave “Peza”, “Laknasi”, “Albana” dhe patellxhaneve “Violet Barbentan” e “Aydin Syhaj”. Arritjet e tij kerkimore i ka pasqyruar ne mjaft artikuj shkencore e divulgative, si dhe ne 12 libra, monografi e tekste mesimore. Dallohej per bashkepunim te mire me specialistè te prodhimit. Mban graden shkencore “Doktor i Shkencave Bujqčsore” dhe titullin “Profesor”.

 

 

 

Sokrat Jani
Sokrat Jani

SOKRAT JANI

Ka filluar pune ne IPP, Tirane ne vitin 1980, pas nje pervoje te mire pune me perimet ne Levan te Fierit. Ka drejtuar punen kerkimore-shkencore ne fushen e permiresimit gjenetik, permiresimit te struktures varietore dhe teknologjise se kultivimit ne shume bime perimore (pjeper, shalqin, kungull, kastravec, sallate, spinaq, angjinare, finok, selino, etj.) dhe prodhimin e farerave elite te tyre, por me shume u perqendrua tek bimet bostanore (shalqin, pjeper e kungull), per te cilat ka studiuar disa hallka teknologjike dhe ka keshilluar teknologji te rendimenteve te larta per mjedise te ndryshme kultivimi. Nderkohe, ka krijuar disa linja dhe hibride, mes te cileve “IPP-6006 F1”, “IPP-6020 F1”, ne pjeper dhe ne bashkepunim, ka bere tipizimin e pieprit “Qarres 78”, shalqinit “KS-74”, kungullit “I bardhi i gjelles”, etj. Krahas, ne periudhen 1989-1997 ka qene edhe shef i Departamentit te Kerkimit shkencor dhe Sekretar Shkencor i IPP. Ka drejtuar disa projekte kerkimore ne fushen e grumbullimit, studimit dhe perteritjes se germoplasmes se perimeve dhe ate te permiresimit te teknologjise se kultivimit. Aktivitetet e tij kerkimore jane pasqyruar nè mjaft referate, kumtesa, artikuj shkencore e divulgative, brenda e jashte vendit, si dhe ne 15 libra e broshura. Vec punes kerkimore eshte dalluar per kontribut te ndjeshem ne disa ekonomi bujqesore te Fierit e Tiranes dhe si pedagog i jashtem ne UB, Tirane. Pas shkrirjes se IPP ne vitin 2006, vazhdon pune ne  QTTB Lushnje, si punonjes i kerkimit shkencor dhe divulgimit ne te njejten kohe eshte Pergjegjès i Departamentit te Perimet. Ka patur dhe ka bashkepunim te mire me specialist te bujqésise. Mban graden shkencore “Doktor i Shkencave Bujgésore” dhe titullin “Profesor”.

PANDELI PASKO

Ka filluar pune ne IPP, Tirane ne vitin 1980, pas nje pervoje te mire me perimet ne Verri te Fierit. Ka drejtuar punen kerkimore shkencore ne fushen e permiresimit gjenetik, permiresimit te struktures varietore dhe teknologjise se kultivimit ne laker koke, lulelaker, sallate, spinaq, etj. dhe prodhimin e farerave elite te tyre, por me shume u perqendrua tek lulelakra dhe lakra koke, per te cilat ka studiuar disa hallka teknologjike dhe ka keshilluar teknologji te rendimenteve te larta per mjedise te ndryshme kultivimi; nderkohe, ne bashkepunim ka krijuar disa kultivare, mes te cileve “24-K”, “M-140”, etj ne lakren koke dhe ka bere tipizimin e lakrave “Mishia”e “Postriba”. Ne vitin 1986 emerohet specialist i menaxhimit te kerkimit ne ish-Komitetin e Shkences dhe Teknologjise dhe ne vitin 1987, ne kuader te organikes se IPP, shkon per specializim ne fushen e gjenetikes se aplikuar per qendrueshmerine e bimeve perimore ndaj semundjeve dhe streseve abiotike, ne France, Spanje e Itali. Pas kthimit, ne vitin 1991, largohet nga Instituti, per te punuar ne sektore te tjere. Aktiviteti dhe arritjet e tij kerkimore jane pasqyruar ne mjaft referate, kumtesa, artikuj shkencore e divulgative, brenda e jashte vendit, si dhe ne disa libra e broshura. Prej reth shtate vjetesh drejton disa projekte te FAO-s nê vendet e Evropes Lindore dhe Juglindore. Mban graden shkencore “Doktor i Shkencave Bujqesore”.

 

Agronews.al

Fund pjesa 16-te

Vijon neser pjesa 17-te