Reklame:

Kultivimi i Kumbullës

Origjina dhe vlerat ekonomike

Bazuar në gjetjet është menduar se origjina e kumbullës Kaukazi, Azia e Vogel, Vendet e Mesdheut dhe Kina.

Të dhëna të tjera vërtetojnë se kjo bime është kultivuar në vëndet e Mesdheut ne shek e iv p.e.r. Madje edhe Plini ka shkruar për 11 varietete e kumbullës.

Gjatë pushtimeve greke dhe romake, kumbulla është sjelle në të gjithë Europen.

Ndërsa në Shqipëri mendohet të ketë ardhur nga vendet e Azise Përendimore gjatë përandorive greke, romake e më pas ashtu si shumica e pemëve të tjerë frutore.

Është interesante se kumbulla shtepiake (e kultivua Prunus domestica) nuk është gjetur ne asnjë vend në formë të egër.

Për këtë aresye shkencetaret mendojnë se kumbulla ka ardhur si rezultat i hibridizimit natyral qe mund të ketë ndodhur ndërmjet llojeve te kumbullave të egra Prunus spinoza dhe Prunus cerasiferae. Dhe pikërisht për këtë aresye mendohet qe origjina të jetë nga Kaukazi sepse në atë vend ndodhen në gjëndje të egër në formë pyjesh këto ady specie.

Kumbulla ka gjetur përhapje në të gjithë zonat e Shqipërise dhe përsa i përket sipërfaqes dhe numrit të bimëve te mbjella, mendohet se ajo zen vendin e katert ose të pestë në botë në grupin e pemëve frutore.

Frutat përmbajnë 8-20% lëndë sheqerore, acide organike, lëndë azotike, lëndë minerale, lëndë aromatike, vitaminat më kryesore janë C (6-12 mgr/100gr fruta), vitamine A dhe grupi i vitaminave B1 dhe B2, etj, si dhe shumë kripra minerale, etj.

Frutat e kësaj peme përdoren gjërësisht në industrinë përpunuese, si reçelera, marinada, lëngje, prevede, lëngje, etj.

Karakteristikat kryesore

Bën pjesë në familjen Trëndafilore (Rozaceae) dhe në gjinine Prunus Mill. Te kjo gjini janë rreth 35 specie të ndryshme, nga të cilët rreth 11 specie mendohet se janë më të rendësishmë pasi kanë përdorim ekonomik.

Kumbulla ndahet në dy grupe kryesore që janë:

Grupi Europiano-Aziatik (Euprunus), e cila përbëhet nga dy vatra a-Europiano-aziatike dhe b-e Azise se Vogel. Në këtë grup bëjnë pjesë: Domestica, P. Cerosifera, P. Spinosa, P. Simolin, dhe P. Trifiliata.

Grupi i Amerikes Veriore (Euprunus). Në këtë grup bëjnë pjesë: Americana, P. Nigra, P. Angustifolia dhe P. Munsoniana.

Kumbulla e zakonshme, tipi Europian

Kurora në fillim rritet shpejt në lartësi dhe më pas e ndalon rritjen në lartësi duke e vazhduar ate ne gjërësi ne 4-6 m. ØLlastarët janë me gjethe vezake te dhembezuara dhe në ngjyrë jeshile te hapur, sipas varietetit.

Degët e trasha kanë një ngjyrë te hirte në kafe.

Sythat në të shumtën e rasteve janë buketore dhe në majë të tyre ndodhet një syth vegjetativ.

Grupi i llojeve Europiane karakterizohen në një lulëzim te vonshem dhe nga pikpamja e pllenimit janë vetpllenuese.

Lulet janë të bardha, nga 1-3 cope për çdo syth frutore dhe çelin shpejt dhe dalin para gjetheve.

Rrënja në fillim zhvillohet boshtore dhe pastaj degëzohet në afërsi të sipërfaqes së tokës.

 

Kumbulla Japoneze

Arrin lartësinë 7-8m, me fruta të rrumbullakta dhe të mëdha në mesatare, tuli nuk ndahet nga fara.

Tuli është i verdhë dhe rrallë në të kuqe.

Lulet janë të bardha dhe çelin shpejt dhe dalin para gjetheve.

Grupi i kumbullave Kino-Japonese janë më të hershëm ne lulëzim dhe për nga pikpamja e pllenimit janë më pak vetpllenuese

Shumica e kumbullave te grupit Kino-Japonese si: Burbank, Klaudia, Altan, Fiorencina, Klaudia Nero, Santarosa, Shiro, Satsuma, etj, nuk janë vetëpllenuese, kështu qe ndihet detyra e përzierjes varietore nëse krijohen blloqë të tilla.

Varietete vetpllenuese janë Metley, Agen, Ana, Spat dhe disa kumbulla italianë.

Grupi i kultivarëve Kino-Japonese, duke qënë se kanë një lulëzim te hershëm, do të thotë se ato janë më të përshtatshem në zonat me klime më të ftohët.

Kapaciteti i adaptimit ndaj klimes se ftohët, sasisë së lartë të gëlqeres në tokë, tokave ranore, të varfëra dhe rezistente ndaj thatësirës, janë tregues shumë të mirë (madje mund të thuhet se janë si kultivarë të egra).

 

Fenofazat e kumbulles

Te kumbulla dallohen qartë 9 fenofazat fenologjike të kësaj bime, qe janë:

Periudha e qetësisë dimërore;

Faza e fryerjes së sytheve;

Faza e skuqjes së sytheve;

Lulëzimi;

Renja e petaleve;

Lidhja e frutave;

Faza e rritjes së frutave;

Fillimi i pjekjes së frutave;

Pjekja e plotë.

Faza e qetesise dimerore Faza e fryerjes se sytheve Faza para lulezimit Faza e lulezimit Faza e renies

se petelave Faza e fillimit te rritjes se frutave

Faza e rritjes intensive te frutave

Faza e fillimit te pjekjes Faza e pjekjes se plote

 

Kumbulla shtohet ne 3 mënyra që janë:

Me farë, ku pas mbirjes së farërave të kumbullës, filizat duhe të shartohen me materialim bimore mëmë, sepse fara nuk i transmeton aftësite e mira prodhuese. ii) Me shartim, nënshartesat më të mira të kumbullës janë kumbulla e egër që shumëzohet me anë të farës, disa nga këto janë:

1-Mbi kumbullën e egër (P. Cerasifera); kjo nënshartes

bëhet vetëm për kushtet e tokave kodrinore, të thata, të varfëra, por edhe në kushtet e tokave te ftohta dhe të pa ajrosura.

Mbi kulumbrine (P. spinoza), kjo nënshartesë jep futa

të mëdha dhe me pjekje të shpejtë.

Mbi kumbullën Japoneze (P. Triflora ose P. Salicina)

kjo nënshartesë bëhet për kushte e tokave kodrinore, të thata, të varfër dhe me përmbajtje të lartë të gëlqeres në tokë.

Me copa, bëhet vetëm shtimi i copave për të prodhuar nënshartesa vegjetative (ose edhe në rrugë invitro).

Nenshartesat Vegjetative:

Si nënshartesa të përshtatshme për kumbullën janë:

GF-677, që janë të përshtatshme si nënshartesa te kumbullës

dhe  i siguron bimës një vitalitet dhe prodhimtari të lartë, dhe që është i përshtatshme për tokat gëlqerore dhe të pa ujitëshme. ii) MR. S 2/5, që vinë nga puna seleksionuese e berë dhe që janë të përshtatshme si nënshartesa të kumbullës. iii) Penta, eshte e përshtatshme si nënshartesa të kumbullës, sepse është e përshtatshme për toka të rënda argjilore si dhe të paujitëshme. I siguron bimës një vitalitet të mesëm dhe një prodhimtari konstante të frutave.

Tetra, është e përshtatshme për toka të rënda argjilore si dhe të paujitëshme. I siguron bimës një vitalitet të mesëm dhe një prodhimtari konstante të frutave, i jep rezistencë kundër nematodave.

Mirabola B dhe Mirabola 29C, që vinë nga puna seleksionuese e berë dhe që janë të përshtatshme si nënshartesa të kumbullës. Këto të fundit kanë aftësinë të uniformizojnë rritjen e kurorës dhe prodhimin.

 

Varietetet

Periudha e pjekjes së frutave kumbulla ndahen ne 3 grupe:

Varietete me pjekje të hershme (gjatë gjithë muajit Qershor deri në 15 Korrik), ku përfshihen varietete Methley, Shiro, Santa rosa, etj;

 Varietete me pjekje të mesme (Gjysma e II e Korrikut – deri në gjysmen e I te Gushtit), ku përfshihen varjetete Burbank, Klaudia e Gjelbërt, etj;

Varietete me pjekje te vonë (pas gjysmes se II te Gushtit), ku përfshihen varjetete Klaudia D’alkan, Axhen, Gjigand Rosa, Kumbulla Italianë, Kumbulla Tropojanë, e shumë të tjera.

“Sorriso di primavera” është një tip Europian,

“Shiro” është Kino-Japonese.

Kultivari “Shiro”, krahas asaj që shërben për të prodhuar, ajo në të njëjtën kohë shërben si një pllenues i shkelqyer i luleve te “Sorriso di primavera”.

Raporti më i mirë ndërmjet “Shiro” dhe “Sorriso di primavera”, është 1: 6 deri në 1 : 8.

Vargezimi i llojeve Europiane sipas pjekjes

Kultivarët   Muajt  
Qershor Korrik Gusht
I II III I II III I II III
Sorriso di primavera     x x          
Durado       x x        
Coccia d’oro       x x        
Red Beaud

Obinaio

        x x      
        x x      
Shiro           x x    
Ozark Kremier           x x    
Black amber           x x    
Queen Rose           x x    
Santa Rosa             x x  
Friar             x x  
Angello               x x

 

Vargezimi i llojeve Japonese sipas pjekjes

Kultivarët Muajt  
Qershor Korrik Gusht
I II III I II III I II III
Firenze – 90     x x x        
Regina Klaudia Gialla       x x        
Regina Klaudia Verde         x x      
Regina d’italia

Bluefree

        x x      
          x x    
Stanly             x x  
Grosa di felisio             x x  
President               x x

 

 

Format e kultivimit

Në përputhje me veçoritë e nënshartesës dhe të varietetit te kumbulla, format më të përshtatshme të kultivimit (ndërtimit të kurorës) janë:

i) Kupore me kate të përmirësuara, rrallë herë piramidale; ii) Palmetë, iii) Kordon, etj.

Në zonat fushore mund të përdoren te tria format e kultivimit.

Në zonat kodrinore preferohet ajo e formës kupore.

Distancat e mbjelljes ne këto toka këshillohet të jenë në varësi të varietetit dhe kryesisht të nënshartesës.

Fidanat e prodhuara nga mbirja e farërave, duhet të mbillen në distancat rreth 5.5 x 3.5 m.

Ndërsa ato të shartuara me nënshartesa vegjetative duhet të reduktohen ne 4×2.5-3 m.

Krasitja prodhuese

Sythat frutorë të kumbullës gjënden më tepër në degëzat e shkurtra, degëzat e përziera, degëzat veshëse, etj, kështu që për ti mos i humbur këto elementë, krasitja prodhuese te kumbulla duhet të konsistoje ne rrallimin e tyre atje ku kurorat janë të dendura. ØDuhet të hiqen ato degë që në përgjithësi shkaktojne dendësi të panëvojshme, hijezime, në heqjen e thithakëve dhe llastarëve të tjerë të panëvojshëm.

Për grupin e kumbullave te tipit Europian, të cilat sythat frutorë i kanë te përqëndruara, në degëzat e shkurtra dhe të përziera, prerja e degëve të tjera mund të bëhet me sasi më të madhe pasi te ky grup vërehet një dendësim i llastarëve.

Ndërsa kumbullat e tipit Kino-japonez, duke ditur se sythet frutorë dalin kryesisht në degëzat e përziera dhe në ato të majës, prerja duhet të jetë më e ekuilibruar.

Pemët e kumbullës zakonisht kultivohen në formën e kurorës kupore, por në disa raste edhe palmeta.

Synohet që gjatë krasitjeve dimërore kurora të mbahet në formë e duhur.

Gjatë fazës së krasitjeve dimërore, duhet të ndiqen këto rregulla kryesore:

Te grupi i kumbullave Europiane, ato frutifikojne në degët buketore dhe ato të përziera. Këto degëza zakonisht zhvillohen vetëm mbi degët frutore të vjetra (qe nuk prodhojnë me), prandaj kërkohët qe prerja e tyre të jetë vetëm në rastet e prerjeve rralluese. Në disa kultivarë kumbullash si; Italia; Grand; Stanley; Ente 707; President; Tropojanë; etj, duhet të krasiten lehtë. ii) Te grupi i kumbullave Kino-Japoneze, ato frutifikojne kryesisht në degët përziera dhe në ato buketore. Prandaj krasitja duhet përqendruar vetëm ne rrallimin e tyre kur paraqitet nevoja.

Degëzat e vjetra buketore nuk duhet të hiqen plotësisht. Ato duhet të rrallohen, por nëse në bime këto janë të rralla, atëhere ato ose duhet lene pa u prere ose duhet të përgjysmohen për të nxitur shpërthimin e sytheve të fjetura në llastarë vegjetative, të cilët janë bazë për diferencimin e sytheve frutore gjatë viteve të ardhshme; iv) Rrallohen pjesërisht degëzat që hijezojnë njëra tjetrën; v) Hiqen plotësisht degët e vjetra apo të thyera dhe të sëmura;

Thithakët zakonisht hiqen plotësisht, por nëse ndonjë degë skeletore është e dëmtuar, atëhere njëra nga këto që është më e fuqishme duhet të shkurtohet ne 6-7 sythe për të formuar degën e ardhshme, etj.

Sherbimet agroteknike

Punimi i tokes:

Në periudhën Vjeshtë-Dimër, kryesisht në tokat fushore dhe nën ujë, duhet të aplikohet punimi i tokës.

Ai duhet të kryhet i cekët rreth 15 – 20 cm thellësi me qëllim që të përmbysen plehrat organike dhe ato kimike si dhe për të eleminuar barërat e keqia.

Punimi i tokës bën që në tokë te ruhen rezerva ujore për sezone të thata (kur ujitja mungon).

Në rastet kur tokat janë me mbi 5% pjerrësi dhe kur mundësia e ujitjes është e kufizuar, atëherë sipërfaqja e tokës këshillohet të mos punohet por të mbahet e paster nga barishtet e keqia (të paktën deri në 70 cm nga trungu) nëpërmjet aplikimit te herbicideve.

Sherbimet agroteknike

Ujitja:

Periudhat më kritike për ujë janë:

në fazën e lulëzimit,

në fazën e lidhjes së frutave;

në fazën e rritjes intensive të frutave.

Këshillohet aplikimi i sistemit të ujitjes me pika. Duhet patur parasysh që sasia e ujit për një periudhë vegjetative është rreth 2000-3000 m3 për ha

Plehrimi:

Plehrimi baze duhet te ishte bere me rreth 500 kv/ha plehra organike, 1015 kv/ha plehra fosforike, 5-6 kv/ha plehra potasike, etj.

Plehrimi azotik ne vitin e pare duhet të jetë rreth 150 gr. lëndë aktive per bime; dhe në vitin e dytë kjo sasi duhet të dyfishohet.

Kujdes që sasia e plehrave duhet të shpërndahet uniformisht nën të gjithë kurorën dhe të përmbyset në tokë gjatë shkrifterimeve të sipërfaqes të sajë.

Në vitin e tretë duhet të shtohen edhe rreth 50-70 kg/ha lëndë aktive të plehrave forforike dhe 100 kg/ha ato potasike.