Reklame:

Alergjite ushqimore

1 në 3 njerëz vuan nga alergjitë në një pikë të caktuar të jetës së tyre, me ushqimet që janë provokuesit më të zakonshëm të simptomave alergjike.
Pjesa më e madhe e simptomave nuk ndodhin menjëherë pas ngrënies së një ushqimi, por shfaqen tek ju në një periudhë prej 24 orë, kështu që është më e lehtë për të jetuar pa e ditur se një ushqim i veçantë nuk ju përshtatet juve. Për më shumë, shumë njerëz mund të mos jenë ndjerë asnjëherë me të vërtetë të sëmurë, kështu që mund të mos e dini sesi mund të ndihen nën këtë gjëndje.
Këto janë thjesht disa shembuj që ilustrojnë se si ushqyerja e shëndetshme e çdo njeriu eshte i ndryshëm me atë të çdo personi tjetër.
SIMPTOMAT E LIDHUR ME ALERGJINË E USHQIMEVE
Ankth, Diarre, Artrit, Infeksion veshi, Astmë, Ekzemë/dermatit, Çrregulllim i mungesës së përqëndrimit, Ethe, Urinim në krevat, Dhimbje koke, Fryrje, Çrregullim inflamator i zorrëve, Bronkit, Pagjumësi, Sëmundja celiake,Çrregullim i të mësuarit, Sindroma e lodhjes kronike, Skleroza multiple, Kolit, Rinit,Sëmundja Crohn,Çrregullim i gjumit, Depresion, Bajamet, Diabet, Fitim të peshës.
Disa këshilla që mund të ju ndihmojnë në lidhje me individualitetin biokimik
· Vini re pas çfarë ushqimesh ju ndiheni keq. Shikoni për ushqimet e zakonshme, eleminojini për dy javë, dhe më pas shihni sesi ndiheni.
· Vetëm sepse të tjerët mund të tolerojnë disa ushqime të caktuara, nuk nënkupton që edhe ju mundeni.

· Vlerësoni nevojat tuaja ushqimore dhe suplementet, derisa ju të ndiheni të shëndetshëm, plot me
energji dhe të lirë nga simptomat.
· Zbuloni se cili stil jete funksionon më mirë për ju dhe përshtateni atë me jetën tuaj.
· Dëgjojeni trupin tuaj. Ai do të ju tregojë më shumë gjëra sesa ekspertët munden që tju tregojnë.