Reklame:

Aplikimet për IPARD II, 100 milionë euro investime në bujqesi

IPARD II së shpejti shpall fituesit.“90 deri 100 milionë euro, arrin vlera totale e investimeve në sektorin e bujqësisë, falë aplikimeve që kanë bërë deri tani subjektet me projektet e tyre, për të përfituar nga thirrja e parë e Programit IPARD II”.

Kështu u shpreh Drejtoresha e Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, Frida Krifca, në intervistën e dhënë në Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH) ku theksoi se “Këto shifra tregojnë për një transformim radikal në sektorin e bujqësisë në vendin tone që do  të ndodhi përmes Programit IPARD II”.

Krifca tha se, sapo është mbyllur thirrjen e parë e Programit IPARD II më 30 janar 2019 një thirrje që zgjati për 60 ditë dhe për të parë ecurinë e zbatimit të këtij procesi, mbërriti në vendin tonë Misioni i Brukselit, të cilët u impresionuan për interesin e lartë të fermerëve që duan të investojnë në bujqësi i cili ishte përtej parashikimeve.

“Ne kemi shqyrtuar dosjet fizike të 314 aplikimeve në total në thirrjen e parë të IPARD II  kundrejt 150 aplikimeve që kishin parashikuar. Kjo tregon besimin e fermerëve për të përfituar mbështetje”, tha ajo.

Objektivat e programit IPARD synojnë mbështetjen e investimeve në fermë, agropërpunim dhe agroturizëm.

10 dite drejt mbylljes se aplikimit të IPARD-II“IPARD II ka 3 masa për të cilën AZHBR është akredituar nga Brukseli (investimeve në fermë; agropërpunim që shkon deri 2 milionë euro investimi dhe diversifikimi i fermës shqiptare që ka të bëjë me çdo aktivitet që sjell zhvillim të agroturizmit), me qëllim tejkalimin e standardeve kombëtare dhe arritjen e atyre ndërkombëtare”, shpjegoi Krifca.

Sipas saj, grandi për investime në fermë mbulon 70% të investimit që shkon nga 1 mijë euro deri 500 mijë euro, 50% e granti për investime në agropërpunim që shkon deri në vlerën 2 milionë euro dhe për masën e diversifikimit mbulon 65% të investimit në vlerën 10 mijë euro deri 400 mijë euro.

Fushat kryesorë që do të mbështesë ky program janë sektori i qumështit, vreshtarisë, fruta-perimeve dhe mishit për të vijuar me përpunimin e tyre me linja paketimi, etj dhe investime që agroturizëm.

Ndërkohë që rritja e punësimit të qëndrueshëm rural është mision dhe masë e posaçme e IPARD II.

I gjithë program IPARD II është në vlerën 94 milionë euro, ndërkohë që është hapur thirrja e parë për 50.3 milionë euro.

Duke u ndalur në skemën kombëtare të vitit 2018, Krifca tha se, kanë aplikuar gjithsej 6370 subjekte prej të cilëve janë shpallur 3946 përfitues për prodhimin në bujqësi dhe nga 312 aplikime, janë përzgjedhur fitues 113 aplikime për skemat e investimeve. Ndërkohë 8.1 milionë euro është fondi më i madh që është adresuar për here të pare për investime në agropërpunim.

“Nga skema kombëtare 2018 që për herë të parë mbështet investimet në agroturizëm, AZHBR ka mbështetur 13 subjekte në agroturizëm dhe bujtina 4 prej tyre. Ndërsa 13.8 milionë euro është fondi i disbursuar nga AZHBR për investime në bujqësisë shqiptare gjatë vitit të shkuar”, tha Frifca.

Duke u ndalur në sektorin e agroturizmit, ajo shpjegoj se, janë 67 aplikime për sektorin e agroturizmit. Qasja është e lartë, pasi edhe paketa fiskale lehtësuese për sektorin e agroturizmit janë vlerë e shtuar për fermerët që të përfitojnë dhe të rrisin të ardhurat.

(ATSH)