Një gjykatë në Francë ka ndaluar Roundup Pro 360, një herbicid i përdorur gjerësisht që ka glyphosate si përbërësin e tij aktiv.
Duke iu referuar rreziqeve të mundshme për shëndetin dhe sigurinë, ndalimi hyri në fuqi menjëherë pas vendimit të gjykatës administrative franceze në Lion në 15 janar. Gjykata vendosi se shërbimi francez i ushqimit, mjedisit dhe shëndetit dhe sigurisë ne pune.
Roundup përmban 41.5 për qind glyphosate dhe është nje nga herbicidet më të përdorur në botë.
Gjykata franceze ka vendosur që në bazë të studimeve shkencore, Roundup Pro 360 është potencialisht kancerogjene për njerëzit, që dyshohet të jetë toksike për riprodhimin njerëzor dhe për organizmat ujorë.
Corinne Lepage, ish-ministër i mjedisit dhe një avokat i cili përfaqësonte Institutin Criigen ne çështjen kundër Anses, i tha gazetës Liberattion se “sistemi francez i drejtësisë ka marrë një rol udhëheqës në Evropë, duke marrë një vendim që mund të aplikohet për të gjitha produktet e Roundup. “
Kompania Bayer apelon në vendimin e gjykatës, duke cituar studime që vërtetojnë se glifosati është i sigurt. Bayer aktualisht po përballet me më shumë se 9,300 kërkesa për efektet negative të Roundup dhe produkteve të lidhura me të në shëndet.
Bayer nuk pajtohet me vendimin e Gjykatës Administrative të Lionit për të anuluar regjistrimin për RoundUp Pro 360″, tha një zëdhënës i kompanisë në një deklaratë. “Përbërja e këtij produkti, si të gjitha produktet për mbrojtjen e bimëve, ka qenë subjekt i një vlerësimi të rreptë nga autoritetet franceze (ANSES), një organ i pavarur dhe garantues i sigurisë së shëndetit publik”.
Përdorimi i glyphosate është një çështje e diskutueshme në Francë dhe ka qenë objekt i debateve intensive parlamentare. Presidenti francez Emmanuel Makron premtoi në fund të 2017 për të ndaluar substancën në Francë ne 2020.
Deri në vitin 2015, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) kishte klasifikuar glyphosate si “ndoshta kancerogjene për njerëzit”, por përkundër këtij paralajmërimi Parlamenti Europian e shtyu licences për substancën në nëntor 2017.
Ndalim të pjesshëm dhe i përgjithshëm i glyphosate kanë qenë edhe në një numer te madh vendesh të tjera pas këtij raporti, duke përfshirë edhe disa shtete të tjera të Bashkimit Evropian, Brazili, Kanada dhe Zelanda e Re.