Mafia në Itali bën “namin”dhe në bujqësi. Agromafia ka blerë 12.4% të biznesit agroushqimor në një total prej 24.5 miliardë euro. Kjo është publikuar në Raportin e Agromafias së Coldiretti 2018, Eurispes ,Observatori për Krimin në Industrinë Agroushqimore. Një rrjet kriminal që kalon në zinxhirin e furnizimit të ushqimit, nga prodhimi në transport, nga shpërndarja në shitje. Rezultati është shumëfishimi i çmimeve për konsumatorët, dëmtimi i imazhit për “Made in Italy” dhe rreziqet shëndetësore me 399 alarme gjatë vitit.
Organizatat kriminale, thekson Raporti, kanë ndryshuar fytyrën e tyre, duke braktisur veshjen ‘ushtarake’ për të veshur ‘jakën e bardhë’; kjo është për të menaxhuar më mirë biznesin e asaj që Raporti e quan ‘mafia 30 grade’. Lëvizjet e reja vijnë nga ‘familjet’ që kanë drejtuar fëmijët, nipërit dhe të afërmit në studimet universitare dhe pjesërisht janë produkt i një operacioni të mirë të paguar të rekrutimit. Njerëzit të arsimuar, të përgatitur dhe shumëgjuhësh, me fuqi kriminale që futen në bujqësi në rritje pemësh dhe perimesh,te mishit dhe peshkut, synojnë të arrijnë deri te tavolinat e italianëve, duke kaluar nëpër disa tregje të mëdha tregtie deri në shpërndarjen në shkallë të gjerë.
Por krimi godet edhe në fshat. Kjo është konfirmuar nga rritja e vjedhjes së traktorëve, dhe automjeteve të tjera bujqësore, vjedhje në naftë, bakër, produkte (nga limon në arra, nga nafta në verë), por dhe kafshët.Po kështu grabitje edhe në kullota, apo flora tradicionale po zhduken. “Agromafiat janë bërë shumë më të rafinuara – thotë presidenti i Coldiretit, Ettore Prandini – nuk duhet të luftohet vetëm në nivel ushtarak, por kundër 30 gradëshit”. Presidenti i Eurispes Gian Maria Fara thekson se “ne po përballemi me ‘qeverisjen multiniveleve”gjithnjë e më shumë të interesuar në zhvillimin e biznesit.Nevoja e parë është azhornimi dhe fuqizimi i legjislacionit aktual mbi agro-ushqimin që është i vjetëruara dhe kundërproduktive”