Kanella është një erez e fuqishme e cila është përdorur për qëllime mjekësore në mbarë botën për mijëra vjet. Kanella përdoret ende për këtë qëllim për të mos përmendur dhe shijen e saj tejet të veçantë, ëmbëlsinë ngrohëse dhe lehtësinë e përdorimit në receta. Sipas studiuesve në 26 bimë dhe erëza të njohura kanella renditet e para në aspektin e niveleve mbrojtëse antioksidante.
Era, ngjyra dhe aroma unike e kanellës vjen për shkak të pjesës me vaj të pemës ku ajo rritet. Përfitimet shëndetësore të kanellës vijnë nga lëvorja e pemës “Cinnamomum”. Kjo përmban disa përbërës të veçantë të cilët janë përgjegjës për promovuesit e shëndetit të sigurt.
Hulumtuesit kanë arritur në përfundimin se përfitimet shëndetësore të kanellës mund të merren në formën e saj të pastër, në vajra esenciale,aroma të ndryshme, tip pluhur ose në formën e ekstraktit kur komponimet e saj të veçanta fenolike, flavonoidet dhe antioksidantët janë të izoluara . Këto përbërës e bëjnë kanellën një nga erëza më të dobishme në tokë, duke i dhënë vlera antioxidante, anti-inflamatore, anti-diabetike, anti-mikrobike, në rritjen e imunitetit, në luftimin e qelizave kanceroze, mbrojtëse kundër sëmundjeve të zemrës dhe trurit.
Një lugë gjelle kanellë përmban:
19 kalori
4 gram fibra
68% mangan
8% kalcium
4% hekur
3% Vitamin K
Pak kanellë shkon shumë, dhe aftësitë e saj antioksiduese janë ato që e bëjnë veçanërisht të dobishme për tu përfshirë në dietën e gjithsecilit. Gjysëm lugë çaji kanelle në ditë mund të ketë efekte pozitive në nivelet e sheqerit në gjak, në tretje, imunitet dhe më tepër. Sidoqoftë, doza më të forta janë gjithashtu jashtëzakonisht të dobishme për evitimin e rrezikut ndaj sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe kancerit.