Reklame:

Farat e Chias, ushqimi për të jetuar gjatë dhe shëndetshëm

Farat e chias janë një ushqim me vlera ushqyese të jashtëzakonshme. Ajo përmban makroushqyes dhe mikroushqyes në sasi të mëdha, sidomos po të kemi parasysh përmasat e vogla të farës. Përsa i përket makroushqyesve, tek kjo farë nuk mungon asgjë. Ajo është një serbator karbohidratësh, proteinash dhe lipidesh, me fibra lehtësisht të tretshme. Tek fara e Chias gjenden të gjitha aminoacidet, përfshirë ato esencialet, pra ato aminoacide të cilat trupi njerëzor nuk arrin t’i sintetizojë, prandaj është e nevojshme të merren nëpërmjet ushqimit. Prandaj dhe Chia është një ushqim i mirë për sportistët, për të ndihmuar në rritjen e masës muskulare dhe për të përmirësuar performancën.

Farat e Chias kanë një tregues glicemik të ulët prandaj këshillohen për diabetikët. Një nga vlerat e tjera të Chias është përmbajtja e acideve yndyrore Omega 3, 6, 9.

Ashtu siç theksohet, jo të gjithë yndyrnat janë të këqija, ekziston një lloj që janë të mira, si Omega 3, të cilat jo vetëm që nuk janë të rrezikshme për organizmin, por i sjellin asaj vetëm gjëra pozitive. Ja të rendisim disa benefite: ul kolesterolin e keq dhe tregliceridet në gjak, rrit kolesterolin e mirë, lufton infeksionet, janë ndërtuesit kryesor të membranës qelizore sidomos për qelizar nervore. Farat e Chias përmbajnë Omega 3 më shumë se farat e linit dhe tetë herë më shumë se salmoni i cili renditet si një nga ushqimet më të pasur me acide yndyrore. Farat e chias kanë një përbërje të lartë fibrash dhe janë në gjendje që të absorbojnë një sasi uji 9 herë më të madhe se pesha e tyre.

Duke absorbuar ujë, ato formojnë një xhel e cila grumbullon skorie dhe toksina që janë mbledhur në stomak, i trasformon në feçe dhe i eleminon nga trupi, duke përmirësuar problemet e kapsllëkut dhe zorrët e irrituara. Chia gjatë konsumimit të krijon idenë e ngopjes dhe si e tillë është shumë efikase në dietat e dobësimit. Përveç të tjerave, ky ushqim që kthehet në xhel në stomak bën që të rrëshqasë lehtë në muret e stomakut dhe nuk shkakton asnjë dëm. Një tjetër aspekt ushqyes për tu nënvizuar është prezenca e antioksidantëve në këto fara, pra disa molekula të cilat luftojnë radikalet e lira dhe stresin. Farat e Chias janë një ushqim multimineral, mjafton të mendosh që përmban dy herë më shumë potas se banania, 15 herë më shumë magnes se brokoli, pesë herë më shumë kalcium se qumështi, tre herë më shumë hekur se spinaqi, dhe pastaj përmban akoma oligoelementë të tjerë shumë të rëndësishëm si: manganez, zink, fosfor, fosfor dhe pak prezencë sodium dhe si e tillë mund të konsumohet edhe nga individë me probleme ipertensioni.

Vitaminat dhe kripërat minerale
7 herë më shumë vitaminë C se portokalli.
5 herë më shumë  kalcium se qumështi.
3 herë më shumë hekur se spinaqi.
2 herë më shumë potas se banania.
15 herë më shumë magnez se brokoli.
Duke patur një sasi të madhe vitaminash dhe kriprash minerale, ai është një integrator ushqimor natyral.
Shkencëtarët konfirmojnë se farat e Chias janë burimi më ekonomik i Omega 3 në botë.

Mund të zëvendësojë vajin e peshkut sepse:
– është më ekonomik
– ka më shumë përqendrim të vajit
– nuk ka asnjë aromë
– nuk ka shije të pakëndshme, përkundrazi.
Receta të shijshme me farat e Chias

Dobësohuni me Chia

Specialistët e ushqimit dhe dietologët këshillojnë që farat e Chias të përdoren masivisht nga të gjithë ata që duan të humbin peshë, sepse Chia ka aftësi të rrisë  disa herë volumin e saj dhe jep ndjesinë e ngopjes.

Përdorimi i thjeshtë i Chias

Shto farat e Chias në çaj

Hidh 15 g fara chia në 250 g çaj ose në çfarëdo lloji tjetër pijeje të nxehtë ose të ftohtë. Lëre të pushojë për pak minuta në mënyrë që farat të absorbojnë ujin, duke e bërë kështu pijen tuaj pak më të trashë.

Grijini farat e Chias në makinë grirëse dhe përdoreni si miell

Përdorni robotin e kuzhinës ose një frulator për të grirë farat e Chias, por edhe një mulli kafeje. Më pas mund ta përdorni normalisht në vend të miellit, në çdo recetë (bukë, ëmbëlsirë etj).

Bashkoni farat e Chias me kos

Në mëngjes ju mund të bëni diçka ndryshe, Hidhni në kos me tërshërë farat e Chias, por dhe në çdo pjatë tjetër të kripur. Por mund ta bashkoni edhe me gjizën, gjalpin e lajthive, përdoreni në toste etj.

Chia ka 18 aminoacide, përfshirë të gjitha ato esencialet

Aminoacidet janë shumë të nevojshme për trupin, mungesa e tyre shkakton lodhje, lëkurë të thatë, defiçite imunitare, sterilitet, vonesë në rritje për fëmijët. Organizmi nuk arrin të prodhojë acide yndyrore esenciale, prandaj dhe ato duhen marrë nga ushqimet.

Acidet Omega 3 ruajnë trurin nga shqetësimet dhe shpërqendrimi. Një studim i publikuar nga Nutrition journal tregon se po të konsumosh 2,5 gr Omega 3 në ditë, përmirëson funksionin e neurotransmetuesve, komunikimin mes qelizave të trurit dhe sidomos rrit përqendrimin.

– Gjithashtu Omega 3 eviton akumulimin e yndyrnave të rrezikshme që bllokojnë arteriet.

– Mbron sistemin kardiovaskular, gjakun, e bën më fluid prezencën e yndyrnave të këqija, duke bërë që zemra të punojë më mirë dhe duke larguar rrezikun e koronateve, ipertensionit, arteriosklerozës dhe trombozës.

– Rrit imunitetin dhe forcon mbrojtjen e lëkurës.

– Largon infeksionet, dhe problemet me asmat dhe arteriet reumatoide.

– Favorizon gjallërinë e qelizave të sistemit nervor qendror me funksione antidepresive.

– Janë ushqime antikancerogjene.