
Ai është gjithashtu një burim shumë i mirë i fibrave natyrore. Mjafton vetëm një gjysmë luge çaji në ditë për të përfituar 5gr fibra, këto të fundit përmirësojnë tretjen dhe shëndetin gastrointestinal .
Vaji i farave të kungullit përgatitet në një mënyrë mjaft tradicionale. Farat veçohen me dorë nga kungulli dhe pastrohen me ujë të freskët. Më pas piqen ngadalë në 70°C. Duhen farat e rreth 30-50 kungujve për të përftuar 1 litër vaj.
Vaji i kungullit, me prejardhje nga zona më e gjelbër e Austrisë (Steiermark), ka ngjyrë të errët, aromë të këndshme dhe është i njohur për vetitë e tij të shumta
antioksidative e shëruese.

Ul kolesterolin, në sajë të përqindjes së lartë të acidit linoleik dhe fytosterolit.
Ka veti antiinfektive dhe përdoret për trajtimin e artritit reumatoid. Përmban gjithashtu vitamina C, beta-Karoten, hekur, kalcium, kalium dhe magnez.
Vepron si vazodilatator (pra zgjeron kapilaret) dhe kështu ul tensionin elartë në sajë të acideve yndyrore të pangopura (omega3), duke parandaluar sëmundjet e zemrës dhe të fshikëzës së urinës.
Ky vaj është gjithashtu i njohur për efektin pozitiv në kancerin e prostatës.
Këshillohet të përdoret në sallaturina dhe në disa gatime.
Ka shije të veçantëe të këndshme arre dhe njihet si delikatese në shumë restorante evropiane.