Reklame:

Vaji i farave të kungullit

Keni dëgjuar për efektet e vajit të farave të kungullit? Vaji i farave të kungullit është i famshëm për përmirësimin e qarkullimit të gjakut, shëndetit të kockave, parandalimin e depresionit. një ndër vetitë këtij vaji është për trajtimin e zmadhimit të prostatës. Ky vaj është i pasur me acide yndyrore Omega-3, hekur, magnez dhe zink, vitamina A, B1, B2, B6, C, D, E dhe K, si dhe aminoacide, si triptofani.

Ai është gjithashtu një burim shumë i mirë i fibrave natyrore. Mjafton vetëm një gjysmë luge çaji në ditë për të përfituar 5gr fibra, këto të fundit përmirësojnë tretjen dhe shëndetin gastrointestinal .
Vaji i farave të kungullit përgatitet në një mënyrë mjaft tradicionale. Farat veçohen me dorë nga kungulli dhe pastrohen me ujë të freskët. Më pas piqen ngadalë në 70°C. Duhen farat e rreth 30-50 kungujve për të përftuar 1 litër vaj.

Vaji i kungullit, me prejardhje nga zona më e gjelbër e Austrisë (Steiermark), ka ngjyrë të errët, aromë të këndshme dhe është i njohur për vetitë e tij të shumta

antioksidative shëruese.
Përmban Selen dhe Vitaminë E, të njohura për efektin antioksidant dhe për mbrojtjen e organizmit nga radikalet e lira.
Ul kolesterolin, në sajë të përqindjes së lartë të acidit linoleik dhe fytosterolit
Ka veti antiinfektive dhe përdoret për trajtimin e artritit reumatoid. Përmban gjithashtu vitamina C, beta-Karoten, hekur, kalcium, kalium dhe magnez.
Vepron si vazodilatator (pra zgjeron kapilaret) dhe kështu ul tensionin elartë në sajë të acideve yndyrore të pangopura (omega3)duke parandaluar sëmundjet e zemrës dhe të fshikëzës së urinës.
Ky vaj është gjithashtu i njohur për efektin pozitiv në kancerin e prostatës.
Këshillohet të përdoret në sallaturina dhe në disa gatime.
Ka shije të veçantëe të këndshme arre dhe njihet si delikatese në shumë restorante evropiane.