Reklame:

Vlerat e Finokut ne shendet

Finoku është një bimë barishtore, me gjethet e poshtme të mbledhura si qepë, e cila përdoret për ushqim duke e bërë gjellë, gjithashtu përdoret edhe në mjekësi.
Finoku bën pjesë në familjen e koprës. Në vendin tonë finoku nuk ka pasur përdorim pothuajse fare, por prej vitesh tashmë mund ta gjejmë në treg, sado që nuk është në listën e ushqimeve të kërkuara. Shijen karakteristike të finokut me aromën e uzos ia jep përmbajtja e vajit esencial.

 

Finoku përmban vaj esencial, vitaminat A, B1, B2, B12, C, E dhe minerale, kalcium, hekur, fosfor dhe kalium, proteina, sheqer dhe niseshte.
Në bazë të kombinimit që ka, të lëndëve përbërëse, finoku ka një aftësi që të lidhë yndyrat dhe lëndët helmuese në zorrë dhe kjo bën që të ketë aftësi të zvogëlimit të yndyrave në gjak dhe uljes së kolesterolit.
Largon helmet nga organizmi, erën e keqe të gojës dhe nxit jashtëqitjen.
Si ta përdorim finokun në gatim?

Gjethet e finokut duken si kopra, por kanë më tepër aromën e anisit që të kujton erën e uzos. Edhe gjethet gjithashtu janë të përdorshme nëpër sallata të ndryshme apo në marinada. Në salca të ndryshme të bardha ose sipër peshkut të përgatitur. Finoku shkon shumë me peshkun, por është shumë i mirë edhe thjesht i stufuar pak ose i pjekur në salcë beshamel e djathë sipër. Sallata me portokall, ullinj, finok, rigon e vaj ulliri është varianti më komod dhe më pak i kushtueshëm i tij.