Tek specat e kuq djegës, gjenden në sasi shumë të mëdha kapsaicina (përbërësi kryesor i aktivitet farmakologjik) flavonoide, vajra esencialë, karotenoidë, celulozë, kalcium dhe hekur.
Përmbajtja e lartë e vitaminës C (deri në 340 mg/100 gr) është më i madh se të gjitha frutat apo perimet e tjera, ndërsa gjenden edhe sasi të konsiderueshme vitaminash A, K, dhe B. Jo më kot studiuesit kanë nisur ta quajë ari i kuq i tavolinës.
Shumë njerëz, kanë frikë nga ushqimet pikante për shkak të pasojave të hemorroideve. Në të vërtetë që prej 1857-s, Akademia Mjekësore Franceze e ligjëronte zyrtarisht vlefshmërinë e specit të kuq djegës kundër hemorroideve. Por ajo që duhet theksuar është se duhet përdorur në sasi të vogla dhe të moderuara.
Speci djegës është krejtësisht i këshillueshëm në kurën parandaluese të infarktit dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Është parë se përdorimi i vazhdueshëm i tij ul nivelin e kolesterolit në gjak, ndihmon zemrën, dhe ndihmon punën e arterieve të gjakut. Farat e specit djegës përmbajnë shumë acide që eliminojnë nga arteriet kolesterolin e tepërt dhe trigliceridet.
Kapsaicina vepron edhe te metabolizmi i yndyrave duke përshpejtuar dhe penguar akumulimin e tyre. U vërtetua se kaspaicina ka një efekt pozitiv edhe te pacientët e prekur nga diabeti, sepse përmirëson aktivitetin e insulinës. Për të pasur një efekt mbrojtës në nivel kardiovaskular nuk është e nevojshme të konsumosh sasi të madhe, por ta konsumosh atë në mënyrë të vazhdueshme.
Në Kinë, speci i kuq djegës përdoret normalisht kundër depresionit. Edhe në Indi thuhet se speci i kuq djegës, stimulon shpirtin dhe pastron gjakun. E në të vërtetë është vërtetuar se ndikon pozitivisht tek humori e kështu edhe te depresioni.
Me specin e kuq djegës mund të dobësohesh. Për këtë janë të bindur profesorët Hanry dhe Emery që në revistën shkencore “Human Nutrition” kanë publikuar një studim me titullin “efektet e ushqimeve pikante mbi metabolizmin”. Në një përfundim të tillë ka arritur edhe një grup kërkuesish i Universitetit të Tasmanisë.