Piramidat e Egjiptit, statuja e mermertë e Zeusit, mauzoleumi i qytetit Helikarnas, Feneri i ishullit Faros, statuja prej bronzi e Apolonit, lëkura e Artemidës dhe kopshtet e varura të Semiramides mbahen si shtatë mrekullitë e botës së vjetër. Ato janë ndërtuar nga dora e njeriut, duke përdorur gurë, mermer, bronz dhe lëkurë.
Po ku ndodhet dhe kush është monumenti i gjallë? Ai ndodhet në Australi dhe “vëllezërit” e tij gjenden edhe në vendin tonë. Është eukalipti gjethebajame.
Kafsha tokësore më e lartë dhe ajo ujore më e gjatë në krahasim me monumentin e gjallë drurin më të lartë në botë, eukaliptin gjethebajame që arrin një lartësi prej 156 metrash! Ç’lartësi e modhe! Vendosni njërin mbi tjetrin 10 drunj të tillë dhe do të keni afërsisht lartësinë e malit të Dajtit!
Në kundërshtim me drurët e tjerë, eukalipti rritet shumë shpejt. Asnjë dru tjetër nuk mund të krahasohet me të për shpejtësinë e rritjes. Pra në dy “gara” ai është rekordmen ndërmjet drurëve, në lartësinë e trupit dhe në shpejtësinë e rritjes!
Eukaliptet e reja rriten shpejt. Në vitin e parë ato arrijnë 2-3 metra lartësi. Në moshën 5-vjecare eukalipti është 12 metra i lartë dhe 20 centimetra i trashë. Kur eukalipti mbush moshën 35-vjeçare ai arrin përmasat e një lisi 200-vjeçar.
Por rritjen më të vrullshme eukalipti e arrin pasi të ketë “festuar” njëqindvjetorin. Në 20 vjet një hektar pyll me eukolipte jep 800 metro kub dru. Një sasi të tillë druri nuk mund ta japë pylli me lis apo me pishë ose me ndonjë dru tjetër as në 120 vjet.
C’fare vlere ka ekualipti?
Eukalipti sherben shume si material drusor. Prerja e pyllit me eukalipte bëhet kur ai ka arritur moshën 20-25-vjeçcre. Por mos mendoni se me kaq merr fund jeta e tij. Pas prerjes ai menjëherë fillon të nxjerrë lastarë të rinj dhe pas disa vjetësh ai mund të pritet përsëri për t’u përdorur për qëllime të ndryshme.
Druri i eukaliptit është mjaft i vlefshëm. Ai është më i fortë se lisi është i rëndë dhe i fortë si hekuri. Druri nuk kalbet nga uji dhe shtyllat e tij qëndrojnë pa u kalbur nën ujë më shumë se 80 vjet. Druri është i bardhë, i verdhë, i kuq, me njolla të ndryshme. Përdoret për mobilje, ndërtime, anije, vagonë e për letër të hollë.
Fjala eukalipt vjen nga greqishtja e vjetër, eu = mirë, kalyptos = mbulohem, që do të thotë “unë mbulohem mire”. Ky emër është në kundërshtim me të vërtetën. Eukalipti “mbulohet keq”. Ai është dru që nuk formon shumë hije. Jo se eukalipti nuk ka gjethe, përkundrazi ka shumë, por sepse gjethet e eukoliptit, “toros”, siç e quajnë australianët, janë të vendosura në mënyrë të atillë, që i kthejnë dritës së diellit jo faqen e tyre, por anën. Prandaj, drita kalon lirisht dhe eukalipti nuk-formon hije të madhe, ndonëse është druri më i lartë.
Në Australi lulet e bimëve zakonisht nuk kanë ere, kurse gjethet përkundrazi kanë shumë erë. Kështu ndodh edhe me eukaliptin. Në gjethet e tij ka 4 për qind vaj eterik, që na kujton erën e limonit. Ai është një mjet i mirë dezinfektues, prandaj çmohet shumë në mjekësi e kozmetike.