Gështenjat janë një simbol i vërtetë i vjeshtës. Në shqiperi konsiderohen si pemë autoktone dhe në zona të ndryshme nihen edhe si kshtajë ose kshtaja në Shqipërinë e Veriut, kshtojë në Pejë, gishtaja në Llap dhe kshtejë në Vuthaj.
Ka qenë traditë tek shqiptarët ngrënia e gështenjave të pjekura darkave në vatër pranë zjarrit, gjatë vjeshtës e dimrit. Shpesh kjo “gosti” bëhej edhe në mungesë të bukës për të mos fjetur me barkun bosh.
Në fakt deri në futjen e patates nga Peruja (lexo më shumë mbi historine e patates), komunitete të tëra, qe kishin mungesa në miell, mbështeshin te gështenja si burimi kryesor i karbohidrateve. Fruti i gështenjës praktikisht ishte produkti i vetëm i jetesës i malësorëve. Ndërsa në një periudhë krize ka ushqyer tërë popullsisë për një vit e gjysmë, si një zëvendësim i përkohshëm, por me vlera te plota të drithërave.
Shqiptarët, sipas të dhënave arkeologjike, kanë një kohë të gjatë mbi 4000 vjet, që e kultivojnë geshtenjen. Të dhënat ose dekumentet në lidhje me historinë e përhapjes së gështenjës në Shqipëri janë të pakta. Por gojdhënat e tregime të ndryshme dhe mitet flasin për gështenjën në zonat ku ajo rritet. Ne kete pike vlen te permendet se në Shqipëri janë shpallur 9 gështenja “Monument Natyre”, këto janë:
– Gështanjat e Megullës – Pult, rrethi e qarku Shkodër.
– Gështenja në Teqenë e Skënderbegasit – rrethi Gramsh, qarku Elbasan.
– Gështenja e Nepravishtës – rrethi e qarku Gjirokastër.
– Gështenja e Reçit – rrethi Malesi e Madhe, qarku Shkoder.
– Gështenja e Teqesë Frashër – rrethi Përmet, qarku Gjirokastër.
– Gështenja e Vjetër – rrethi Kurbin, qarku Lezhë.
– Gështenja e Mimasit – rrethi e qarku i Beratit.
– Gështenjat e Kokdodës – rrethi Pukë, qarku Shkodër.
– Gështenjat e Rrapës – rrethi Pukë, qarku Shkodër.
Gështenjat  dhe vlerat ushqyese
Sic u përmend njëherë e një kohë gështenjat kanë qenë ushqim i të varfërve. Por sot janë mjaft të çmuara dhe mund të shijohen në mënyra të ndryshme, të ziera, të pjekura, të thata apo dhe marmelatë.
Kush i konsumon te jete i sigurt që gështenjat na japin mjaft substanca të vlefshme. Ato janë shumë të mira për ata që vuajnë nga sëmundjet e zorrëve, duke pasur parasysh se nuk kanë fare gluten. Por nuk mbaron këtu, vlerat e tyre janë të nevojshme dhe në kozmetike për bukurinë e lëkurës dhe flokëve.
Pikërisht pasuria e saj me antioksidantë i kthen këto fruta në aleatë të mirë të bukurisë. Për shembull, ekstrakti i gështenjave përdoret për të hidratuar lëkurën dhe për të riparuar dëmet e rrezeve ultravjollcë. Vitamina C është e nevojshme për prodhimin e kolagjenit, aleat i elasticitetit të lëkurës.
Në 100 gramë gështenja gjenden, 67 mg vitaminë B, 27 mg kalçium, 2,38 mg hekur, 175 mg fosfor, 6.4 mg proteina dhe 374 mg kalori.


Gështenjat  dhe vlerat ushqyese