Reklame:

Kosi dhe përfitimet e tij mbresëlënëse për shëndetin

Kosi është produkt i përpunimit biologjik të qumështit. Çfarë e dallon kosin prej qumështit nga ana ushqimore? Kjo është pyetja që na drejton një person që nuk e parapëlqen qumështin.

Në vitin 1902 Meçnikovi i Institutit Pastër botoi Iibrin “Zgjatja e jetës” ku,midis të tjerave, shkruhej: “Konsumi i kosit parandalon proçeset e dëmshme të kalbëzimit të proteinave në zorrë. Ky kalbëzim helmon organizmin dhe shpejton procesin e plakjes. Pra, kosi është një nga mjetet për të parandaluar pleqërinë e parakohshme dhe për të zgjatur jetën”.

Vertet i ka keto veti kosi, a qëndron kjo frazë edhe sot pas mbi 100 vjetësh?

Më 1909 u krye një ekspeniment interesant: u ushqyen disa majmunë dhe mace 12 javë me mish dhe me vezë të ziera siç i ha njeriu dhe pastaj për të njëjtën periudhë me qumësht dhe glukozë.

Dieta e parë bëri që në zorrët e kafshëve të eksperimentit të zhvillohen fuqimisht bakteret e kalbëzimit (putrifikimit). Ndërsa e dyta favorizoi lulezimin e mikroflores se fermentimit acidolaktik dhe frenimin e të parave. Keshtu u auit ndryshe ajo që kishte kryer Meçnikovi me anë të kosit.

Pas rreth një jave të dietës me mish e vezë të gatuara majmunët dukeshin të lodhur dhe të përgjumur. Qëndronin të kerusur në kafazet e tyre dhe pas të ngrënit brenin purtekat e drunjta të kafazit. (për të marrë ndopak celulozë që në gypin tretës jep pak glukozë dhe pastaj acid laktik).

Kur dieta e majmunëve ndërrohej nga mish e vezë në qumësht e glukozë jo vetëm që fironin shumë bakteret e kalbëzimit. Njekohesisht shtoheshin ato të fermentimit, por edhe sjellja fizike, fiziologjike e nervore e kafshëve ndryshonte kryekëput. Bëheshin të gjallë e të lëvizshëm dhe rendnin me endje drejt ushqimit, brerja e drurit ishte harruar.

A ka ndonjë ndyshim midis efektit të kosit në gypin tretës të njeriut? Në thelb, jo. Ndërsa me kosin njeriu merr të gatshëm acid laktik dhe baktere fermentimi, me qumështin dhe glukozën majmuni, zorrët e të cilit janë shumë më të pasura me këto baktere, prodhon vetë acid laktik me bollëk. Në të dy rastet rezultati është i njëjti. Zhvillimi normal i mikroflores së fermentimit dhe frenimi i asaj të putrifikimit.

Po ndihmesa e kosit në parandalimin e pleqërisë?

Mjaft modeste, por nuk duhet nënvlerësuar. Zgjatja e jetës së shëndetshme varet nga një kompleks faktorësh dhe sjelljesh e veprimesh që formojnë bashkësinë e integruar të «ilaçeve» të shëndetit. Nder ilacet e jetes konsiderohet edhe qumështi i bletës ose xhelatina mbretërore.

Përfitimet e kosit jane mbresëlënëse për shëndetin ne vijim po paraqesim disa perj tyre:

Kosi Ndihmon në uljen e hipertensionit

Studimet tregojnë se shtimi i kosit në dietën tuaj ndihmon në uljen e rrezikut të hipertensionit, i cili zakonisht njihet si presion i lartë i gjakut. Gjithashtu ju ndihmon në mbajtjen e trupit në formë dhe parandalon sëmundjet kronike si dhe ndihmon sistemin tuaj të tretjes .

Kosi ndihmon në humbjen e peshës

Sipas një studimi të ri për të përshpejtuar humbjen e  peshës dhe procesin e djegies së dhjamit ju duhet të shtoni kos në vaktet tuaja. Kosi ka përmbajtje të lartë të proteinave që ju bën të ndiheni të ngopur për një kohë të gjatë dhe zvogëlon tendencën e të ngrënit shumë. Kalçiumi në kos e rrit procesin e djegies së yndyrës në trup dhe ndihmon në rritjen e shkallës metabolike.

Ata që e konsumojnë kosin rregullisht tentojnë të humbasin 80 për qind më shumë yndyrna në stomak, sesa ata që nuk e marin në mënyrë të rregullt.

Kosi ndihmon në përmirësimin e lëkurës

Gjithkush dëshiron  një lëkurë të përsosur dhe rrezatuese. Konsumimi ose aplikimi i kosit direkt në fytyrë sjell dobi.  Acid laktik ndihmon në heqjen e qelizave të vdekura të lëkurës  dhe redukon shenjat e plakjes. Kosi përmban acid laktik dhe zink që janë të dobishme për heqjen e akneve dhe rinovuar lëkurën.

Kosi eshte i pasur me probiotikë

Probiotikët janë një formë e mirë e baktereve që gjenden në stomakun tonë, ata merren edhe nëpërmjet ushqimeve. Ato mund të zvogëlojë absorbimin e disa metaleve të rënda dhe toksinave mjedisore deri në 78% te gratë shtatzëna. Studime te ndryshme provojne klinikisht se një sasi kosi probiotik mund të përdoret për të zvogëluar rreziqet shëndetësore të lidhura me merkurin dhe arsenikun.

Kosi eshte nje arme e fuqishme kundër depresionit

Studimet te minjtë kanë treguar se substanca probiotike e kosit i bën shumë të qetë ata pas një sjelljeje depresive. Ndërsa studimet te njerëzit deri më tani për ketë këndvështrim janë të pakta, por premtuese. Ndërkohë, ajo që është e qartë ka të bëjë me faktin se kosi ka një ndikim pozitiv në këtë çështje.