Reklame:

Majdanozi i pasur me vlera ushqyese e kurative

Në gjendje të egër majdanozi është i përhapur në të gjithë Evropën Jugore. Që nga Spanja deri në Gadishullin Ballkani, si dhe në bregdetin Afrikan, zakonisht në vende shkëmbore dhe me hije.

Majdanozi në vendin tonë kultivohet kudo, por në sipërfaqe të kufizuar. Në vendin tonë majdanozi përdoret kryesisht si erëz. Atij i përdoren gjethet, fruit, rrënjet si dhe farërat.

Kohët e fundit ai ka filluar të përdoret edhe si mjet për kurimin e disa sëmundjeve.

Majdanozi ka përmbajtje të pasur kimike dhe të shumëllojtë. Përmban proteina, karbohidrate, yndyrna, lëndë minerale, vitamina. Në frut-rrënjorin dhe në gjethet e magdanozit gjenden sasira glukoze, saharoze dhe fruktoze.

 

 

Majdanozi është relativisht i varfër në celulozë. Për këtë mund të përdoret në ushqimin dietik të disa sëmundjeve të zorrëve dhe të stomakut. Në të cilat sasia e madhe e celulozës vështirëson asimilimin e ushqimeve.

Nga studimet rezulton se majdanozi përmban sasira më të mëdha proteinash në krahasim me kulturat e tjera të familjes ombrellore (selino, kopër, karotë, etj).

Proteinat e magdanozit janë të tretshme në ujë dhe të asimilueshme nga organizmi i njeriut. Në përbërjen e proteinave janë përcaktuar këto aminoacide: glutamina, arginina, prolina, lizina, serina, treonina, tirozina, triptofani, etj. Disa prej tyre janë aminoacide të pazëvendësueshme për organizmin e njeriut.

Majdanozi është mjaft i pasur në vajëra eterike, që në farërat arrijnë 2,7 përqind. Magdanozi ka përmbajtje të pasur kripërash minerale. Gjethet e tij të freskëta përmbajnë vitamina dhe provitamina. Veçanërisht shumë vitamina C, provitaminë A, vitamina E, si dhe vitamina B5, B6, P. Sipas disa autorëve 30 gram gjethe magdanozi plotësojnë nevojën ditore të organizmit me vitamina C dhe B6.

Gjethet përmbajnë sasi të konsiderueshme klorofil, prandaj, po të përdoren sistematikisht, shtojnë sasinë e hemoglobinës në gjak.

Majdanozi ne mjekesi

Në mjekësinë popullore majdanozi përdoret për kurimin e disa sëmundjeve. Ai përdoret si mjet për të larguar gazrat. Që në kohët e lashta është përdorur si diuretik (shton urinimin). Veçanërisht vepron çaji i pregatitur nga farërat e majdanozit.

Rrezultate të mira janë arritur edhe për kurimin e disa sëmundj eve të brendshme, si p.sh. të cirozës hepatike. Në këto raste të sëmurëve u jepet çaji i pregatitur nga gjethet ose rrënjët e magdanozit në raport 1:10.

Majdanozi përdoret si ilaçi më i mirë për të ulur tensionin e lartë të gjakut. Mjaft autorë e kanë quajtur “fjala e fundit e shkencës kundër hipertonisë”. Janë pregatitur ilaçe nga gjethet e freskëta, me të cilat mjekohen çrregullimet në veprimtarinë e zemrës në të sëmurë me hipertoni.

Është vërtetuar se majdanozi përforcon veprimtarinë e zemrës, shton forcën e muskujve të zemrës dhe përmirëson përçueshmërinë e saj.

Ka aftësi të ulë tonusin e rritur të muskulaturës së lëmuar të organizmit dhe të përdoret edhe për të kuruar disa lloje shqetësimesh të rrugëve biliare (temthit), koleçistit, etj.

Së fundi mund te permendim se lëngu i majdanozit shërben dhe për zhdukjen e pucrave që u dalin të rinjve në fytyrë.

Majdanozin është mirë ta konsumojmë gjatë gjithë vitit.