Reklame:

Si ta kuptoni se mishi qe po konsumoni eshte i shendetshem

Sipas mjekeve gastroenterolog, mishi i kuq pa dhjamë është një burim i mirë për proteina dhe energji, ndonëse ka përfitime në shmangien e sëmundjeve të zemrës. E rëndësishme është të sigurohemi për cilësinë e mishit para se ta konsumojmë. Ja disa mënyra se si mund ta njohim nëse është i freskët apo jo.

 

Mishi i grirë

Alternativa më e sigurt është të jemi prezent kur kasapi bën grirjen e mishit. Çdo gjë tjetër është e pasigurt, aq më tepër pasi mishi i grirë nuk mund të qëndrojë gjatë dhe duhet të konsumohet për një ditë ose maksimumi dy ditë.

Bifteku

Pjesa më e mirë e mishit të viçit apo lopës duhet të jetë në ngjyrë më të çelët. Në qoftë se është me ngjyrë gri dhe ka ujë, ka shumë gjasa që ka qenë i ngrirë.

Mëlçia e viçit

Mëlçia shitet dhe konsumohet e freskët prandaj nuk rekomandohet ngrirja. Nëse është e freskët atëherë është e fortë dhe e përgjakur, e nëse jo, me erën e pakëndshme gjithçka do t’a keni të qartë.

Shpatull viçi

Nëse është e freskët, do t’ju bjerë në sy menjëherë ngjyra e kuqe, ngjyra e bukur e misht të shëndetshëm dhe cilësia e tij. Nëse  vëreni shenja të ngjyrës gri ose të zezë, është e mundur që  nuk është shumë e freskët.

Mishi i shpendëve

Mishi i pulës duhet të jetë me aromë normale dhe nuk duhet të jetë i errët rreth kockave dhe pjesës së butë, sepse kjo do të thotë se është i ndenjur. Sa i përket mishit të pulës, krahët dhe ngjyra e gjoksit janë me ngjyrë të butë rozë, dhe kofshët janë pak më të errëta, që është krejt normale dhe nuk do të thotë që mishi nuk është i freskët.