Reklame:

Zbulimi shkencor, Edhe bimet komunikojne

Shkencëtarët në Universitetin britanik të Birmingamit kanë kryer një studim ku kanë gjetur se edhe bimët kanë tru, apo më saktësisht në embrionin e çdo bime ndodhen qelizat që veprojnë si tru dhe analizojnë kushtet e mjedisit dhe kështu diktojnë afatin se kur fara duhet të mbijë.

“Vendimi se kur duhet mbirë është vendimi më i rëndësishëm për tërë jetën e çdo bime. Nëse mbinë shumë herët, ajo do të demtohet nga të ftohtit, nëse mbijnë me vonesë, ajo do të rrezikohet nga bimët e tjera dhe do të mbesë prapa në zhvillimin”, theksohet në pjesën hyrëse të konkluzionet  të cilat studiuesit e publikuan në revistën “PNAS”.

 

 

Hulumtimet kanë treguar se vendimin për mbirje e marrin qelizat e vogla në embrionet e bimëve që kryejnë funksionin e trurit të njerëzit dhe kafshët.

E ashtuquajtura “Qendra e vendimmarrjes” te bimët Arabidopsis përbëhet nga dy lloje të qelizave, ku të parat mbrojnë gjendjen e qetë të farës, kurse të dytat nxisin mbirjen.

“Këto dy grupe qelizash komunikojnë me njëri-tjetrin me ndihmën e hormoneve lëvizëse, që është i ngjashëm me mekanizmin analog që ndodh në trurin e njeriut gjatë vendimit për të pushuar apo lëvizur”, thuhet në rezultatet e hulumtimit.

Gjithashtu bimet me ane te komunikimit qe kryejne i transmetojne njera tjetres edhe semundjet qe mund te preken dhe si mund te mbrohen nga to.

Nje shembull jane pemet e pyjeve shumevjecare.

Udhëheqësi i ekipit hulumtues George Bassel ka thënë se ky hulumtim është i rëndësishme për shkak të ndarjes thelbësore brenda embrionit me qëllim të përcaktimit të sinjalit për fillimin e mbirjes.

Shkencëtari Iain Johnson ka krahasuar mënyrën se si bima me kujdes analizon mjedisin për të mbirë me një njeri i cili lexon katër kritika të ndryshme, dhe vetëm pastaj shkon në kinema për të parë një film.

Zbulimi i fundit nga shkencëtarët britanikë mund që potencialisht të zbatohet edhe në aspektin komercial për kultivimin e disa kulturave duke nxitur mbirjen dhe kështu më pak të përdoren herbicidet.