Fasulja është një ndër ushqimet më të dobishme, është burimi i proteinave, si dhe është ushqim që i takon kuzhinës tradicionale.
Fasulet (Phaseolus vulgaris), janë bimë njëvjeçare nga familja e bishtajorëve. Fasulja e zakonshme, u soll ne Evrope nga Kristofor Kolombi. Prej asaj kohe ajo kultivohet ne te gjithe boten.
Fasulja përmban shumë përbërës ushqyes, prandaj duhet të jetë pjesë përbërse e recetave tona.
Meqë bëjnë pjesë midis lëndëve ushqimore që kanë shumë karbohidrate. Fasulet e bardha nuk janë përdorur shumë në guzhinën e njerëzve që duan të treten.
Mirëpo, sipas një studimi del që ato përmbajnë një lëndë të quajtur faseolaminë. Kjo lende pengon veprimin e një enzime që siguron transformimin e aminoacideve në sheqer (alfa-amilaza). Pra ndihmon në dobësimin e trupit.
Studimet e bëra në disa kafshë dhe në disa njerëz jane mjaft premtuese. Por duhen të bëhen prova me afat më të gjatë për të konkluduar rreth shkallës së toksicitetit.
Fasulet në stinën e dimrit janë nje ushqim i parapëlqyer i shqiptarëve. Pervec aspektit dietik per dobesim ato janë të shëndetshme, sepse:
Fasulet janë të pasura në fibra të tretshme
Fibrat e tretshme ndihmojnë që ne të ndihemi të ngopur, pasi ato ngadalësojnë tretjen dhe shkallën e urisë. Kjo sjell përfitime për nivelin e sheqerit në gjak, duke ndihmuar në kontrollin e peshës. Gjithashtu, ato ndihmojnë për të ulur nivelin e kolesterolit të keq.
Fasulet janë të pasura me proteina
Zakonisht, groshet kritikohen për përmbajtjen e lartë të proteinave. Në fakt në 15 gram groshë, ofrohet vetëm 25% e nevojës ditore të organizmit për proteina.
Fasulet përmirësojnë shëndetin
Konsumimi i grosheve në mënyrë të rregullt ndihmon në përmirësimin e shëndetit në forma të ndryshme. Ato ndihmojnë në kontrollin dhe uljen e rrezikut të diabetit. Reduktojnë rrezikun e disa kancereve. Ulin nivelin e kolesterolit dhe të triglicerideve dhe ndihmojnë në balancimin e peshës nëpërmjet kombinimit mes proteinave dhe fibrave.
Fasulet janë pasura në vlera ushqyese
Krahas të qenit të pasura me proteina dhe fibra, ato dallojnë për përmbajtje të elementëve të vecantë si folat, magnez, hekur dhe kalium.