Reklame:

Kinina, si u zbulua ilaci qe mjekon malarien

Kinina sot njhet nga kushdo, ajo eshte substanca baze e ilaceve me të cilat mjekohet malaria. Mirëpo, të paktë janë ata që e dinë se si është gjetur ajo.

 

 

 

Kinina është gjetur papritur nga indianët e Amerikës. Kur mjekët evropianë, duke vizituar Amerikën, morën vesh se një mjek indian i zakonshëm kishte shëruar lehtë nga ethet tropikale një grua. Ata u interesuan të merrnin vesh se me se e kishte mjekuar atë. Doli se mjeku i jepte të sëmurëve koren e pemës së kininës. Kjo pemë e bukur, me një kurorë të pasur me shumë degë, rritej në atë kohë vetëm në Andet e Amerikës së Jugut.

 

Ekspedita shkencore të tëra u nisën nga Evropa për në Peru që të gjenin koren shëruese. Dhe vërtet, shkencëtarët zbuluan pikërisht në koren e pemës lëndën që mjekon malarjen.

Evropianët i prenë pa mëshirë pemët, duke shkretuar pyje të tëra në Kordilieret dhe në Andet. Më vonë, ata eksportuan farërat e pemës së kininës dhe filluan ta rritin atë në pjesë të tjera të botes. Tani, pjesa më e madhe e kininës në botë nxirret në ishullin Java. Çdo vit eksportohen disa mijëra ton kore të pemës së kininës.

Kinina ne ditet e sotme gjendet ne sasi te vogla tek uji tonik, i cili me pare eshte perdorur gjeresisht si mjekim per malarjen.