Reklame:

Mjelja e lopeve me dore dhe me makineri

Njëri nga operacionet mjaft të rëndësishme i cili kërkon edhe punë të kujdesshme është mjelja e lopëve. Vetë procesi i mjeljes do të thotë nxjerrja (marrja) e tërë sasisë së qumështit nga lopa. Procesi i mjeljes përfshinë fazën përgatitore dhe fazën e vet procesit të mjeljes. Faza përgatitore është faza e cila kërkon kujdes të posaçëm, duke filluar së pari me pastrimin e gjirit nga ndyrësirat e ndryshme me ujë të vakët, 33-40 oC dhe pastaj me leckë të pastër dhe të terur bëhet tharja e gjirit. Pas pastrimit fillohet me masazhin e gjirit në mënyrë që të ndikohet në korën e trurit të madh të gjedhit deri tek ndikimi i hipofizës në mënyrë që gjedhi të jep tërë sasinë e qumështin që e posedon. Kjo periudhë zgjatë 10-15 minuta, e pastaj fillohet me procesin e mjeljes, që kjo paraqet fazën përfundimtare e mjeljes.

 

 

Sa i përket vet procesit të mjeljes, ai mund të bëhet në dy mënyra: mjelja me dorë dhe me mekanizim (me makina mjelëse).

Mjelja me dorë zakonisht bëhet në fermat e vogla ku disponohet me numër më të vogël të gjedheve. Mjelja me dorë mund të zgjatë prej 5-15 min, varësisht prej racës me të cilën disponojnë dhe kapacitetin prodhues të saj. Mjelja bëhet me dorë të mbyllur me shtrëngim të thimthit nga ana e gishtit të madh me gishtin tregues dhe përfundon me rrjedhjen e qumështit nga gishti i vogël.

Mjelja me makina zakonisht praktikohet në kopetë apo fermat me numër më të madh të lopëve, procedurë kjo e cila zgjat 2-6 minuta dhe e cila varet, gjithashtu si tek mjelja me dorë, nga madhësia e gjirit (raca) dhe kapaciteti prodhuesi i lopës.

Mjelja e mekanizuar i ka disa përparësi në krahasim me mjeljen me dorë, e kjo ka të bëjë me racionalizimin e punës gjatë procesit të mjeljes dhe ndikimin pozitiv në higjienën e qumështit.