Në shikimin e parë, pilivesat të krijojnë përshtypjen se fluturojnë andej-këtej kot së koti. Atyre u pëlqen të fluturojnë, po jo pa qëllim.
Deri natën vonë ato valviten duke tundur krahët rreth ujërave, duke ngrënë miza, mushkonja dhe insekte të tjera që nuk i lënë në qetësi njerëzit dhe kafshët.
Pilivesat e mëdha fluturojnë edhe më larg. Ato mund t’i shohësh disa kilometra larg ujërave në lugina, kopshte dhe rrotull shtëpive.
Pilivesa ka dy sy të mëdhenj që e lejojnë të shikojë në të gjitha anët dhe të përcaktojë largësinë deri tek gjahu. Çdo sy është i përbërë prej fashetash (sy të thjeshtë), numri i të cilëve arrin në 28 mijë.
Si jetojne pilivesat
Pilivesa, e kalon gjithë jetën në ajër. Ato mbajne vendin e pare per shpejtesine me te madhe te insekteve fluturuese. Shpejtesia maksimale e fluturimit te tyre eshte 56 kilometra ne ore.
Vezët i vendos në gjethet e bimëve ujore. Larva që del nga veza për dy vjet rresht jeton në ujë, ku ushqehet me larva mushkonjash e insektesh të tjera ujore. Nganjëherë sulmon edhe peshqit e vegjël. Pas një kohe, larva kthehet në një pilivesë të rritur.
Si larvat, ashtu edhe pilivesat janë shumë të dobishme, sepse zhdukin insektet të dëmshme. Në shtetin Luiziana te SHBA-ve ka lloje pilivesash që zhdukin mizën ce-ce. Kjo mize eshte e rrezikshme se eshte përhapse e sëmundjes së gjumit.
Njeriu u është mirënjohës pilivesave jo vetëm se zhdukin insekte të dëmshme, po pse nganjëherë e ruajnë edhe prej rrezilkut. Në Argjentinë, p.sh, shfaqja e tufës së pilivesave të trembura, lajmëron afrimin e furtunës.
Pilivesat pra, janë miqtë tanë. Këtë duhet ta dinë edhe fëmijët, të cilët shpesh i kapin e i vrasin ato. Të vrasësh një pilivesë, është njëlloj sikur të lëshosh disa mijëra mushkonja dhe miza. Ndaj femijet duhen edukuar ti duan ne pergjithesi kafshet e ne vecanti pilivesat.