Reklame:

Margarina dhe vaji i lulediellit shkaktojne ankth dhe depresion

 Llojet e ndryshme të konsumit të yndyrave dhe të vajit ndikojnë në aftësitë e të mësuarit të njerëzve, duke rritur nivelin e ankthit dhe depresioni, zbuloi një hulumtim i ri i kryer nga një grup studiuesish turq.

Hulumtimi u krye me anë të eksperimenteve të kryera në minj që ishin ushqyer me 10 për qind të yndyrave dhe vajrave si vaji i lulediellit, vaji i ullirit natyror, margarina dhe gjalpi të marra nga metodat tradicionale.

Profesoresha Nazan Uysal Harzadın nga Universitetit Dokuz Eylül, e cila ishte një nga studiuesit që kreu hulumtimin, tha se ata përdorën një metodë të hulumtimit për të matur nivelin e memories dhe të të nxënit të kafshëve, ndërsa një rezervuar me ujë ishte përdorur për të vlerësuar rrezikun e depresionit të kafshëve.

Harzadın theksoi se në rastet kur kanë përdorur vaj luledielli, niveli i depresioni dhe ankthit është më i lartë.

“Kur i vendosnim kafshët në mekanizëm, nuk mundeshin të vendosin se ku të shkojnë. Kështu që mendojmë se vaji i lulediellit ndikon negativisht në konteksin prefrontal, gjerësisht ne pjesën për vendime të trurit”, tha Harzadın.

Ajo theksoi se të ngjashme me vajin e lulediellit, margarina gjithashtu ndikoi negativisht tek kafshët në aftësitë e vendimmarrjes, dhe këto simptoma të depresionit ishin në nivel të lartë në minj të ushqyer me margarinë.

Kafshët të cilat u vendosën në një kavanoz ku duhej të qëndronin për të mbijetuar në eksperiment. “Grupi i ushqyer me margarinë ishte jashtëzakonisht i palëvizshëm. Ne madje duhej të shpëtonim disa kafshë për të përfunduar eksperimentin”, tha Harzadın.

“Një nga rezultatet më pozitive midis të gjitha llojeve të vajrave dhe yndyrave është marrë nga lëndët ushqyese me vaj ulliri natyral, pasi niveli i indekseve të depresionit dhe ankthit ishte shumë i ulët dhe aftësitë e të mësuarit ishin të mira”, tha Harzadın.

Rezultatet më të mira u vunë re tek minjtë e ushqyer me gjalpë të marra nga metoda tradicionale, tha ajo.

“Ata që ushqehen me gjalpë kanë një nivel të ulët të ankthit, nuk kanë simptoma të depresionit dhe niveli i të mësuarit është tejet pozitiv”, u shpreh ajo.