Reklame:

Belgjika behet eksportuesi me i madh i birres ne Evrope

Belgjika është kthyer në eksportuesin më të madh të birrës në Evropë sipas listës së rangut të Federatës Evropiane të Birrës (FEB), ndërkohë që deri më tani Gjermania njihej si eksportuesi më i madh evropian i kësaj pije fort të popullarizuar.

Në vitin 2017, Belgjika eksportoi 15.8 milionë hektolitra birrë, përpara Gjermanisë, e cila është në vendin e dytë me 15.75 milionë hektolitra birrë. Belgjika për herë të parë e tejkaloi Gjermaninë, në këtë biznes ushqimor që vetë gjermanët e shpikën.
Sa i përket vendit të tretë është Holanda që eksporton afërsisht 1 hektolitër më pak, e që numëron saktësisht 14.14 milionë hektolitra birrë.

Edhe pse Belgjika është eksportuesi më i madh, ky vend nuk është prodhuesi më i madh i birrës. Belgjika prodhon rreth 20 milionë hektolitra birrë në vit, nga të cilat 70% janë për eksport. Gjermania prodhon birrë prej rreth 93 milion hektolitra në vit, por shumica e saj gjen vetën edhe në tregun e brendshëm të saj. Belgjika është e njohur për gamën e gjerë të shijeve të birrës, me acid jashtezakonisht te hidhur, të prodhuara pothuajse në çdo qytet dhe fshat në vendet e Evropës Perëndimore, ku jetojnë rreth 11 milionë njerëz.