A do e pimë një kafe? Kjo është pyetja që na shoqëron mëngjes, drekë e darkë. Plantacionet e kafes janë burimet kryesore nga prodhohen miliona tonelata kafe në të gjithë globin.
Sipas ekspertëve, 75 nga 124 bimët e egra të kafesë janë në rrezik zhdukjeje për arsye të shkatërrimit të pyjeve ku rriten dhe rritjes së temperaturave, faktorë që nuk krijojnë kushtet e duhura për kultivimin e tyre. Shumica e tyre rriten në Afrikë e Madagaskar.
Kjo ngre një sirenë alarmi, pasi kur ke një plantacion që siguron jetesën e 100 milionë njerëzve vetëm me prodhimin e kafesë, atëherë kostoja e saj në supermarkete apo dyqane është shumë e madhe si dhe cilësia jo e mirë kur ke të besh me kushte jo të mira natyrore kultivimi.