Lajthitë kanë një vend primar në fronin e arrorëve që na shtojnë jetën. Popullariteti i tyre nuk shuhet kurrë si pasojë e shijes së parezistueshme. Janë të vogla, por bëjnë një punë të jashtëzakonshme.
Përdorimi i tyre nuk është i limituar në kuzhinë, por shkon përtej e si rrjedhojë, përfitimet janë të panumërta sepse ku ka lajthi ka shëndet të mirë.
Ja disa benefite të lajthisë:
Mbrojnë shëndetin e zemrës
Lajthia është nga ato ushqime që edhe të shijon, por edhe na bën mirë. Lajthia ka yndyrna të pangopura të cilat zvogëlojnë kolesterolin e keq në gjak me 27%. Si rrjedhojë jemi më pak të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës dhe ataku në zemër. Sipas studimeve njerëzit që konsumojnë lajthi rregullisht kanë 50% më pak shanse për të humbur jetën si pasojë e atakut në zemër.
E pasur me Vitaminë E
100 gram lajthi ofrojnë 15% të dozës së rekomanduar të vitaminës E. Vaji i lajthisë është një burim i shkëlqyer i Vitaminës E që parandalon shpërbërjen e qelizave të kuqe të gjakut dhe rrezikun e shfaqjes së anemisë. Qarkullimi i mirë i gjakut forcon sistemin imunitar dhe mban të ftohtin, temperaturën dhe sëmundje të tjera larg jush.
Mbron muskujt dhe kockat
Magnezi luan një rol të rëndësishëm në rregullimin e sasisë së kalciumit që futet dhe del nga trupi. Muskujt kanë nevojë për kalcium dhe lajthitë ndihmojnë me spazmat, lodhjen dhe ngërçet. Mangani nga ana tjetër ndihmon dhe forcon kockat dhe mban larg sëmundje si osteoporoza.
Sistemi nervor
Lajthitë janë të pasura me vitaminë B6 që nevojitet për formimin e mielinës mburoja e nervave që rrit shpejtësinë dhe efikasitetin e impulseve dhe lejon funksionimin normal të sistemit nervor.
Të pasura me antioksidantë
Sipas studimeve, lajthitë kanë 20 herë më shumë fuqi antioksiduese se Vitamina C dhe 50 herë më shumë se Vitamina E. Antioksidantët luajnë një rol të rëndësishëm në shëndetin e përgjithshëm. Radikalet e lira ndalojë furnizimin me oksigjen të qelizave dhe si rrjedhojë trupi sëmuret lehtë.
Ndihmon gratë shtatzëna
Në ndryshim nga arrorët e tjerë, lajthitë janë një burim i pasur me folat. 100 gramë lajthi kanë 30% të dozës së rekomanduar ditore. Folati i bën mirë grave shtatzëna sepse parandalon aneminë dhe defektet nervore tek foshnjat.
Sa lajthi duhet të konsumojmë në ditë? Si çdo ushqim tjetër edhe lajthitë kanë një dozë të rekomanduar ditore. Doza e shëndetshme ditore e lajthive është 20 kokrra në ditë. Sipas të dhënave nëse konsumoni lajthi në pesë ditë ose më shumë ditë në javë, reduktoni rreziqet e zemrës me 30-50% .