Reklame:

Tharja e palmave, prodhohet pesticidi qe vret insektin

PlantArcBio Ltd., një kompani që vepron në fushën e agro-teknologjive, tha se ka zhvilluar një pesticid biologjik efektiv për të luftuar brumbullin që ha gjethet e palmës, një insekt i kuq, dhe që shkakton tharjen e pemës së njohur dekorative në nivel global.

Komponenti biologjik, i cili u zhvillua në bashkëpunim me një kompani ndërkombëtare për mbrojtjen e bimëve me një kompani izraelite dhe me kërkuesin veteran të bujqësisë prof. Moshe Bar-Joseph, përsërit një pjesë specifike të materialit gjenetik të insekteve.

Kur përbërsi biologjik u ushqye drejtpërdrejtë tek insektet, ai tregoi efikasitet 100% në vrasjen brenda pak ditësh të larvave të insektit të kuq që vegjeton te palma, tha Dror Shalitin, themeluesi dhe CEO i PlantArcBio.

“Insekticid biologjik që ne kemi zhvilluar do të ndihmojë kultivuesit e palmës që të merren shumë më mirë me këtë insekt të njohur”, që paraqet një “kërcënim të rëndësishëm” për industrinë e palmave në mbarë botën, tha ai.

Kompanitë e kanë patentuar përbërësin dhe tani planifikojnë të zhvillojnë dhe komercializojnë më tej atë. Ata presin që produkti i parë të dalë në treg për rreth tre vjet.

Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO), brumbulli i kuq i palmës është një nga speciet më invazive të botës dhe dëmtuesi më shkatërrues i rreth 40 llojeve të palme në të gjithë botën.

Sulmet e insekteve sulmojnë palma si dhe pemë e arës së kokosit. Rreth 100 milionë palma janë kultivuar në nivel global dhe dëmtimi i mundshëm i insekteve pa trajtim vlerësohet në miliona dollarë.

Femrat e rritura hedhin rreth 300 vezë në vrimat e një pemë dhe larvat e hanë gjethet. Pasi kurora e pemës është e dëmtuar, palmat nuk janë në gjendje të prodhojnë degëza të reja dhe kështu vdesin brenda pak muajsh.

Insektet gjenden në shumicën e zonave ku rriten pemët dhe janë të zakonshme në më shumë se 60 vende ne te gjithe boten.