Reklame:

Vera me e re me kanabis

Tani mund të blesh një verë të mbushur me kabanis, kështu që nuk duhet ta mundoni shumë veten për të vendosur se kë duhet të pini të parën.

Vera në ngjyrë të gjelbër të ndritshme, ka dalë në shitje dhe kushton rreth 20 dollarë.

Winabis përmban vajra që rrjedhin nga kanabisi.

Ndërsa vera konsiderohet tërësisht ligjore.

Winabis është hera e parë që ka futur kanabis në pije alkoolike.

 

 

 

Një verë e re e gjelbër me përmbajtjen e alkoolit prej 9.5 për qind është duke tërhequr kuriozitetin tek pijet për shkak të përbërësit të saj unik.

Verë e shndritshme e quajtur Winabis është një Sauvignon Blanc i mbushur me vajra që rrjedhin nga kanabisi. Çdo shishe kushton 19,99 dollarë dhe vjen me një mohim që thotë: «Mund të të gëzojë ty, por jo ata që e mbajnë të ngurtë».

Shitur nga shitësi online Firebox, Winabis promovohet si ‘rrushi i ëmbël mesatar, leng pjeshke dhe një notë e sofistikuar e kanabisit’.

Faqja e internetit e kompanisë thekson se: “Është krejtësisht ligjore dhe nuk ka permbajtje te lendeve psikotrope – kimikatet natyrore që shfaqen në ne bime dhe që ju bëjnë të ndiheni te mpire”.

 

 

Gjithnjë e më shumë produkte me derivate të derivateve të kanabisit në përbërësit priten të dalin në treg, edhe pse ende ka shumë konfuzion rreth produkteve.

Ekspertët thonë se është jetësore të mos ngatërrosh vajin ligjor të CBD me forma të tjera të vajit së kanabisit, e cila përmban përbërjen THC dhe është e paligjshme.

Cannabidiol ose CBD është një ekstrakt natyral nga bima e kërpit apo kanabisit. Për shkak se është i tretshëm, mund të përzihet me vaj ulliri ose kokosit për të përforcuar thithjen e saj. Përzierja CBD plus e vajit quhet vaji CBD.

Hulumtimet e gjera kanë dëshmuar se ofrojnë përfitime të shumta shëndetësore dhe shumë produkte tani shiten ligjerish ne tregjet boterore .