Reklame:

Dëllenja, të mirat dhe përdorimet

Dëllenja ka shumë virtyte. Është ilaç për stomakun pasi vetëm duke e përtypur ndihmon procesin e tretjes. Është një antiseptik natyral për rrugët urinare dhe respiratore si dhe ka veti anti-reumatizmale, shpesh vaji esencial i dëllinjës është përdorur për masazhe. Të masazhosh trupin me vaj dëllenjë ndihmon në çlodhjen e muskujve të tendosur, parandalon ngërçet dhe tonifikon muskujt.
Dëllenja gjithmonë është konsideruar si një ilaç natyror nga mjekësia popullore, e cila kuron sëmundje të ndryshme.

Ja disa udhëzime për të shfrytëzuar përfitimet e kësaj bime të vlefshme:
– Për të përgatitur një çaj dëllenje, lini të vlojnë për 5 minuta 15 gram kokrra dëllinje në 1 litër ujë. Të pish 2 gota në ditë nga kjo përzierje qetëson kollën dhe pastron rrugët urinare.
– Lini për dy javë 10 gramë kokrra të grimcuara të dëllinjës në 1 litër verë të bardhë me pak lëng limoni. Do të përfitoni një lëng dëllinje, të cilën e konsumoni pas ushqimit (ju duhet vetëm një gotë e vogël), do të parandalojë urthin dhe fryrjen.
– Vaji esencial i dëllinjës është i përkryer për një masazh relaksues dhe qetësues, posaçërisht nëse kombinohet me vajin e bajames.

Përdorimi i dëllenjës në gatim
Dëllenja ishte shumë e dashur nga romakët, të cilët e bënë atë një erëz të domosdoshme në kuzhinën dhe një zëvendësues të shkëlqyer të piperit.
Kokrrat e dëllinjës kanë një shije të thartë, për këtë arsye shkojnë shumë mirë më ushqime të forta të tilla si lakra turshi. Gjithashtu, shumë e vlerësuar në shijen që i jep patateve dhe peshkut të pjekur.
Shumë e përdorur në përgatitjen e alkoolit, ku me fermentimin e kokrrave të dëllenjës nxirret lëngu, i cili më anë të distilimit krijon rakinë dhe xhinin.
Druri i dëllinjës është shumë aromatik, ai është përdorur në përgatitjen e sallamrave të tymosur dhe vendoset në furra për t’i dhënë shije bukës gjatë pjekjes.