Xinxifet (hidet) janë një lloj fruti që e kanë origjinën nga Kina dhe Korea dhe janë përdorur që shekuj më parë për të luftuar disa sëmundje dhe për të luftuar stresin. Xinxifet kanë veti antimykotike, antibakteriale, antioksidante etj.
Ja disa nga përfitimet shëndetësore që sjell konsumimi i xinxifeve:
konstipacionin: ky term i referohet bllokimit kronik të zorrës së trashë dhe vështirësisë në jashtëqitje. Xinxifet luftojnë këtë problem.
Lehtësojnë pagjumësinë: konsumimi i xinxifeve 1 orë para gjumit do t’ju ndihmojë të bëni gjumë më të qetë dhe më të rehatshëm. Në Kore përdoret çaji i xinxifeve për të luftuar pagjumësinë. Çaji i xinxifeve përftohet nga valimi i xinxifeve të thara.
Përmirësojnë qarkullimin e gjakut: xinxifet janë të pasura me hekur dhe fosfor, të cilët janë përbërës kyç për funksionimin e duhur të qelizave të kuqe të gjakut.
Përmirësojnë shëndetin e kockave: mineralet e tilla si kalciumi, fosfori dhe hekuri gjenden me shumicë tek xinxifet. Kjo i bën këto fruta të jenë një aleat të mirë për të përmirësuar shëndetin e kockave dhe për të luftuar osteoporozën, artritin etj.
Ju ndihmojnë të bini në peshë: përveç mineraleve që përmendëm më sipër, xinxifet janë të pasura edhe me fibra. Nëse konsumoni xinxife çdo ditë do t’ju bëjnë të ndiheni më të plotë dhe të ngopur.
Forcojnë sistemin imunitar: xinxifet përmbajnë antioksidantë, vitaminë C, vitaminë A dhe disa lloje acidesh të domosdoshme për një sistem të fortë imunitar.
Lehtësojnë simptomat e ankthit dhe stresit.
Luftojnë kancerin.
Përmirësojnë shëndetin e lëkurës.
Ndihmojnë në proçesin e tretjes.
Detoksifikojnë gjakun.
KUJDES!!! Nëse vuani nga diabeti mos konsumoni xinxife në sasi të mëdha sepse ato përmbajnë një numër të madh karbohidratesh komplekse dhe mund të ndikojnë negativisht në nivelin e sheqerit në gjak.