Një nga markat më të famshme shëndetësore të Kinës është ndaluar të prodhojë mjaltë dhe eshte gjobitur me 14 milionë juan (2,9 milion dollarë), pasi u kap duke ambalazhuar, mjaltin e skaduar në kavanoza të markës premium për shitje në supermarkete.
Përzierja e mjaltit të falsifikuar nga Kina me mjaltin australian nxiti një reagim kundër mjaltit “të rreme” në raftet e supermarketeve australiane vitin e kaluar.
Problemi i mjaltit të rreme, i përzier me shurupin e sheqerit, gjithashtu ka irrituar shumë konsumatorë kinezë dhe ka ndihmuar në rritjen e kërkesës për mjaltin “cilësor” të Tong Ren Tang si një zgjedhje më të sigurtë në supermarkete.
Tong Ren Tang është prodhuesi më i madh i mjekësisë tradicionale kineze në botë dhe fitoi reputacionin e saj si farmacia mbretërore për dinastinë Qing në vitin 1723. Kompania ka zgjeruar dyqanet e saj mjekësore bimore në 21 vende, përfshirë Australinë.
Por media shtetërore kineze njoftoi se kompania kishte “prekur linjën e kuqe të sigurisë së ushqimit” me “problemin e saj” të mjaltit dhe duhej të trajtohej me seriozitet.
Katërmbëdhjetë menaxherë janë ndëshkuar nga autoritetet,
Një program televiziv kinez kishte zbuluar se qindra shishe me mjaltë të skaduar ishin dërguar në një fabrikë për t’u ripaketuar dhe rishitur nën etiketën Tong Ren Tang. Një hetim zyrtar nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave më vonë gjeti se 2284 shishe kishin hyrë në treg që nga tetori. Rregullatorët australianë nuk kanë ndërmarrë veprime kundër krijuesve australianë të mjaltit të akuzuar për shitjen e mjaltit të përzier, dhe në vend të kësaj janë duke shqyrtuar standardet e testimit për mjaltin e importuar.
Një hetim mbi degën e mjaltit Tong Ren Tang në provincën Jiangsu zbuloi se mjalti i skaduar ishte ricikluar dhe shënuar me një datë të rremë të prodhimit, duke shkelur ligjet e sigurisë ushqimore. Janë konfiskuar edhe 3300 kavanoza mjaltë.