Mjalti i maresë, mjalti me forcën më të madhe antioksiduese.
Mjalti i maresë është një mjaltë me veti të çmuara kurative. Ndër shekuj ai është përdorur si detoksifikues për mëlçinë, diuretik, anti-asmatik, antiseptik veçanërisht për rrugët urinare dhe për të përmirësuar qarkullimin.
Mjalti i maresë – mjalti me forcën më të madhe antioksiduese. Mjalti i maresë është një mjaltë me veti të çmuara kurative. Ndër shekuj ai është përdorur si detoksifikues për mëlçinë, diuretik, anti-asmatik, antiseptik veçanërisht për rrugët urinare dhe për të përmirësuar qarkullimin.
Ai njihet vetëm ne zonat mesdhetare si Shqipëria, Portugalia, Italia, Korsika dhe Greqia. Ky mjaltë dallon për një shije veçanërisht të freskët, por edhe pak të hidhur. Mjalti i maresë përmban një acid fenolik të quajtur Acid Homogentisik, i cili ka forcë antioksiduese tepër të fuqishme.
Studime të pesëvjeçarit të fundit mbi forcën antioksiduese të llojeve të ndryshme të mjaltit, kanë veçuar mjaltin e maresë si mjaltin me fuqinë më të madhe në eliminimin e radikaleve të lira dhe neutralizimin e stresit oksidues në organizëm. Shkencëtarët portugezë kanë krahasuar 39 lloje mjalti lulesh, përfshirë mjaltë trumze, eukalipti, portokalli, mareje dhe akacie të bardhë shkruan Shendeti.
Mjalti i maresë rezultoi me përmbajtje më të lartë të kalciumit, magnezit dhe hekurit, së bashku me mjaltin e eukaliptit. Ndërsa forca antioksiduese ishte dallueshëm më e lartë te mjalti i maresë me një përmbajtje të substancave fenolike më shumë se 600 mg ekuivalente të acidit galik (GAE).Krahasuar me mjaltin e gështenjës dhe te hikerrorit, ai i maresë dallon për forcë edhe më të lartë antioksiduese.
Sasia e rekomandueshme
Konsumi i 2-3 lugëve të mëdha në ditë është i mjaftueshëm për të përfituar nga vlerat ushqyese të këtij mjalti. Ai mund të merret siç është, i holluar me ujë ose si pjesë e salcave të ndryshme të sallatave.
Kujdes: fëmijët nën moshën 2 vjeç nuk duhet të konsumojnë mjaltë! Ky mjaltë përmban njësoj sheqer si llojet e tjera, prandaj personat që vuajnë nga diabeti duhet ta llogarisin atë në sasinë ditore të karbohidrateve që duhet të konsumojnë.