Shqiptarët mbajnë numrin një në Evropë për përdorimin e miellit dhe të bukës, por sa e sigurtë është cilësia e produktit bazë ushqimor? Në fakt ekspertët ngrenë alarmin dhe thonë se situata është shumë e rëndë dhe të gjitha elementet e miellit për bukë janë totalisht nën normat e BE-së. Vendi ynë jo vetëm importon miell me cilësi të ulët, por dëmi është dhe më i madh kur produktit në vendin tonë i shtohen edhe përzierës të tjerë. 95% e miellit që hyn në Shqipëri nuk ështe për bukë, por ështe për biskota, që do të thotë eshte miell me nivel të ulët proteinik. Norma e miellit për vendet e zhvilluara është 11.5, ndërsa ajo që hyn këtu është jo më shumë se 9.5. Po të flasësh edhe me furrat e bukës, me këtë lloj mielli, ato nuk arrijnë dot ta bëjnë bukën. Më shumë sesa mungesa e proteinave, dëmtojnë shtesat për të plotësuar karakteristikat e nevojshme. Duke filluar nga ngjyruesit, nga proteinat shtesë, duke filluar nga shtimi i glutenit. Edhe produktet e tjera ushqimore nuk janë të një cilësie të mirë, pasi kimikateve që iu hidhen, nuk ua kontrollon njeri masën, madje përdoren dhe lloje të rrezikshme.