KFC është një nga rrjetet më popullore të ushqimit të shpejtë në Britaninë e Madhe.
Rreth 400 racione pulë shiten çdo minutë.
Në total bëhet fjalë për 23 milionë pula çdo ditë.
Për herë të parë, BBC ka hyrë në një nga pularitë e kësaj kompanie.
Më shumë se 34 mijë zogj mbahen aty. Ato jetojnë vetëm 35 ditë.
Ambienti nuk duket dhe aq i mirë, megjithëse një nga punëtorët thonë se zogjtë kalojnë një jetë të shkurtër, por shumë të mirë.