Nëse edhe këtë dimër nuk ju kalon inflamacioni i fytit, atëherë duhet ta dini se ka një pije që është si një ilaç.
1 filxhan qumësht
Gjysmë lugë kanellë
Gjysmë lugë xhenxhefil
1 lugë mjaltë
Vendosni qumështin në një enë të vogël dhe lejoni të ngrohet, por jo shumë. Përzieni kanellën, xhenxhefilin dhe mjaltin, pastaj hidheni në qumësht. Lëreni të ftohet pak dhe pijeni ngadalë.