Reklame:

Kafja e gjelber dhe dobite e saj

Ekstrakti i kafesë së gjelbër është bërë shumë i njohur në mesin e pjesëtareve të gjinisë më të bukur, sepse ai premton humbje peshe, zmbrapsje të oreksit, përshpejtim të metabolizmit dhe djegien më të shpejtë të yndyrnave.
Tingëllon shumë mirë, apo jo? Kjo kafe shitet madje edhe në kafenetë më të famshme botërore dhe është përmendur në një emision shumë të famshëm në Amerikë. Në atë emision u përmend studimi, i cili përcolli 100 gra; disa morën placebo, dhe disa ekstrakte të kafesë së gjelbër. Sipas udhëzimeve shumë të qarta, dieta e tyre ishte identike. Pas dy javësh, gratë që e kishin konsumuar ekstraktin e kafesë së gjelbër kishin humbur mesatarisht nga një kilogram, ndërsa ato që kishin shfrytëzuar placebo kishin humbur dy herë më pak.

Çfarë është ekstrakt i kafesë së gjelbër?
Kokrrat e kafesë janë në fakt kokrra jeshile, që fshihen brenda kokrrave të kuqe. Vetëm pasi t’i skuqim, ato marrin ngjyrën dhe shijen e vet karakteristike. Që kokrrat e kafesë të mbeten të gjelbra ato nuk skuqen, por shtrydhen dhe më pas shndërrohen në ekstrakt.

Pse kafja nga kokrrat e gjelbra dhe jo kafeja e zakonshme?
Kur kokrrat e kafesë piqen, niveli i oksidantwve bie, por niveli i një substance të quajtur acidi klorogjenik rritet. Ky kimikat bllokon akumulimin e yndyrës, nxit humbjen e peshës, parandalon thithjen e karbohidrateve dhe ndihmon në rregullimin e sheqerit në gjak pas shujtës. Ekstrakti i kafesë së gjelbër nuk ka aromë dhe shije të kafesë së zakonshme dhe kjo është arsyeja, pse atë e duan ata që nuk janë adhurues të kafesë.

A funksionon?
Një studim i kryer në vitin 2012 tregoi se ata që kishin konsumuar 1,050 dhe 700 mg të këtij ekstrakti kishin humbur rreth 8 kilogramë brenda gjashtë javëve. Megjithatë, ky hulumtim u prit me shumë kritika, sepse ai përfshinte një numër të vogël të njerëzve, gjithsej 16.

A është i sigurt për shëndetin?
Kjo është shumë vështirë të thuhet, sepse përbërja ndryshon nga prodhuesi në prodhues. Për fat të keq nuk ka ndonjë formulë të veçantë me të cilën përgatitet ekstrakti i kafesë së gjelbër prandaj përbërja e tij mund të jetë krejtësisht e ndryshme nga dy prodhues të ndryshëm.
Një gjë është e sigurt. Sasia e kafeinës, të cilën ky ekstrakt e përmban mund të shkaktojë dhimbje koke, nervozizëm, shqetësim, pagjumësi, tringëllimë në veshë dhe rrahje të çrregullta zemre.
Përveç kësaj, në qoftë se suplementet me bazë kafeinën përzihen me pije të tjera energjike mund të ndikojnë në rritjen e tensionit të gjakut në nivele shumë të rrezikshme.
Ne, megjithatë, për dobësim ju rekomandojmë dietë të ekuilibruar dhe aktivitet të rregullt fizik.