Reklame:

Moti/ Gjatë natës -11°C, ja sa do të vijojë ulja e temperaturave

“Pranvera” që erdhi në mes të shkurtit u pasua ditën e djeshme nga temperatura të acarta që na rikthyen “ethet” e një dimri të gjatë. Meteoalb ka bërë me dije se temperaturat e ulta  do të vijojnë edhe ditën e sotme.

Ndërkohë nga nesër pritet rritje e lehtë e temperaturave.

“Rritja do të vijojë me 2-3°C edhe të martën ndërsa pas të mërkurës, temperaturat rriten ndjeshëm duke vijuar të larta edhe 10-ditëshin e parë të muajit mars 2019. Gjatë fundjavës priten reshje të pakta dhe të izoluara në Veri dhe zonat Qendrore. Si pasojë e temperaturave të ulëta, reshjet do jenë dëbore në zonat malore (aty ku do ketë reshje) por rrezikohen edhe disa zona të ulëta, nga flokë të përkohshëm dëbore”, sqaron Meteoalb.