Reklame:

Rritja e dioksidit të karbonit do përkeqësojë cilësinë e produkteve ushqimore

Studimi

Nivelet atmosferike të CO2 pritet të rriten ndjeshëm në vitin 2050.

Kërkuesit kanë paralajmëruar se drithërat që i sigurojnë popullsisë botërore shumicën e zinkut dhe hekurit në ushqim do të ndikohen nga ndryshimet që pritet të ndodhin.

Një studim i ri i udhëhequr nga Harvard School of Public Health ka dalë në përfundimin që bimët do të pësojnë pakësim të vlerave ushqyese.

Është vlerësuar se 2 miliard njerëz vuajnë prej mungesës së zinkut dhe hekurit në trup.

Për këtë arsye 63 milion vjet jetë humben çdo vit prej kequshqimit.