Reklame:

TIMES, Vaji i ullirit Italian drejt perfundimit

Ekziston rreziku i humbjes përgjithmonë i mundesise për të konsumuar vaj ekstra i virgjër ulliri italian, e cila do të ketë efekte mjaft shkatërruese në ekonomi, punësim, shëndetësi dhe imazhin rural deklaron nje përfaqësues i shoqates Coldiretti në Times.

185,000 ton ra prodhimi i vajit te ullirit italian gjatë vitit 2018, sipas shifrave të publikuara nga Instituti i Shërbimeve ushqimore dhe Bujqësisë (ISMEA). Konsumatorët italianë të cilët kanë përjetuar rritjen e çmimeve te cilat u rriten me 31 % muajin e kaluar. Deri ne prill parashikohet te kene perfunduar sasite e vajit te ullirit Italian. Prodhuesit dhe tregtarët janë të detyruar për të mbushur tanket e tyre me vaj ulliri të lirë tunizian, raporton Fortune.

Rënia e prodhimit i atribuohet kushteve të pazakonta të motit që mbizotëronte pothuajse gjatë gjithë  vitit 2018 në Itali. Sigurisht faktor kryesorluajti virusi Xylella me mbi 57%, te renies së prodhimit. Ne Pulia tregojne se si kane humbur betejën me sëmundjen. Zona ilustrative e prodhimit, e cila është për më tepër përgjegjëse për 50% të prodhimit të përgjithshëm në vend, është reduktuar me 65%.

Gjithashtu edhe gazsjellësi TAP, eshte akuzuar nga shumë prodhues të vajit në rajon, si një tjetër goditje për ekonominë rurale të Pulias, pasi më shumë se 10.000 pemë ulliri te lashte jane shpërngulur për të hapur rrugën ketij projekti.