Me ligj edhe buka edhe djathi që shiten në treg duhet të kenë një etiketë ku të shënohen të gjithë përbërësit.
Por nga një verifikim i thjeshtë në treg kjo gjë nuk ndodh dhe për më tepër asnjë institucion nuk e kontrollon.
Personat, organizmi i të cilëve nuk pranon disa lëndë ushqimore, janë edhe më të rrezikuarit. Ligji për etiketimin e ushqimeve dhe informimin e konsumatorit kërkon që çdo produkt ushqimor të pajiset me një etikete ku të shënohen të dhënat e produktit përkatës.
Marrim djathë të bardhë të përzier, ky është informacioni i vetëm që jep etiketa.
Ndërsa përsa i përket nivelit të yndyrës apo vlerave ushqyese si dhe origjinës së produktit ata janë të panjohura për konsumatorin.
Shumë herë dëgjojmë se djathi është i përgatitur me niseshte. Kjo e fundit sjell probleme serioze për shëndetin e atyre personave të cilët janë të prekur nga diabeti.
Pavarësisht kësaj ne kurrë nuk lexojmë një etikë ku të shënohet që djathi ka edhe përqindje niseshteje.
Etiketa e vetme që lexojmë është lloji i djathit duke e mbyllur me një fjali i freskët. “Dua një bukë të zezë”, kjo është porosia e konsumatorit shqiptar.
Por se me çfarë mielli është përgatitur kjo bukë dhe cila është origjina e tij, apo nëse buka ka përqindje gluteni që për shumë individë shkakton alergji këtë gjë konsumatori nuk e mëson nga etiketa, por nga biseda me shitësin.