Reklame:

Korçe, fermeret shkulin mollet

Në Myzeqe në shenjë proteste kur prodhimi nuk shitet, preshi, lakra e shalqini përfundojnë në kanal ndërsa në Korçë fermerët shkulin pemët e mollëve.Në Dvoran, një prej zonave më të njohura për kultivimin e mollës ankohen se prodhimi u ka mbetur pa shitur per shkak te mungesës së tregut.

Dhe kjo ndodh rregullisht vitet e fundi pasi fermerët mundohen t’i shesin, madje edhe me çmime nën kosto. E njëjta situatë është edhe për qershinë dhe kumbullën ku fermerëve u duhet të përballojnë kostot e shumta për ti shitur ato në fund me çmime të pajustifikueshme.

Të paktën 15 familje fermere në Dvoran i kanë zëvendësuar mollët, qershitë dhe kumbullat në pemishtet e tyre arra e lajthi edhe pse ende mbeten të pasigurt sa i takon tregut.