Vaji i ullirit është një nga produktet më të mrekullueshëm të kuzhinës, i njohur për vlerat e jashtëzakonshme ushqimore.
Në pothuajse të gjitha recetat bimore (të përgatitura në kushtet e shtëpisë) si maskat e fytyrës dhe të flokëve nuk mungon vaji i ullirit. Ky produkt është i shkëlqyer si për përdorim të jashtëm, ashtu edhe të brendshëm. Ai është i pasur me vitaminat A, E, B, D, K, dhe të gjithë e dinë se ky vaj është tepër i dobishëm për lëkurën e të gjithë trupit, pasi përmban sasi të mire të vitaminës E.
Ulliri është pa dyshim një bimë mjekësore e mrekullueshme. Bima dhe lëkura e ullirit përdoren me rezultate shumë të mira kundër arteriosklerozës, temsionit të lartë të gjakut, etj.
Vaji i ullirit është përbërës kryesor në dietën mesdhetare. Ai është lëng natyral që ruan shijen, aromën, vitaminat dhe përbërësit e ullirit. Studimet tregojnë se vaji ullirit ofron mbrojtje kundër sëmundjes së zemrës duke kontrolluar nivelet e kolesterinës LDL (“keqe”) gjersa shtojnë nivelet e kolesterinës HDL (“të mirë”). Nuk ka vaj tjetër natyral i prodhuar që ka sasi më të madhe të yndyrave gjysmë të ngopura si vaji ullirit.
Funksionet mbrojtëse të vajit të ullirit kanë efekte të dobishme kundër ulcerës dhe gastritit.
Vaji i Ullirit dhe sëmundja e zemrës
Vaji Ullirit EXTRA VIRGIN që del nga shtypja e parë e ullinjve përmban nivele më të larta antioksiduese, veçanërisht të vitaminës E dhe fenolëve, për shkak se është procesuar më pak.
Vaji ullirit është një ndër vajrat e mira, vaj me yndyrë shëruese. Shumica e njerëzve nuk kanë probleme me të për shkak se nuk çrregullon proporcionin kritik të omega 6 ndaj omega 3-shit dhe se shumica e acideve yndyrore në vaj të ullirit janë në fakt vaj omega 9, që është gjysmë i ngopur.
Vaji i Ullirit dhe kanceri i zorrës së trashë
Hulumtuesit spanjollë sugjerojnë se nëse e fusni vajin e ullirit në dietën tuaj (në ushqimet tuaja) ofrohen edhe dobitë e parandalimit të kancerit në zorrë. Studimet e tyre tregojnë se minjtë e ushqyer me vaj ulliri ishin më pak në rrezik ndaj kancerit të zorrës se sa ata që janë ushqyer me vaj tjetër. Në fakt minjtë që janë ushqyer me vaj ulliri kishin përqindje të ulët të kancerit në zorre gati të njëjtë me ata që janë ushqyer me vaj peshku. Dhe disa studime tjera veç më e kanë lidhur vajin e ullirit me zvogëlimin e rrezikut ndaj kancerit në zorrë.
Cilët janë vlerat ushqyese?
Një lugë gjelle vaji ulliri përmban 120 kalori, 14 gramë yndyrë dhe aspak kolesterol. Rreth 77% e yndyrës së vajit të ullirit është (mono) e pangopur dhe 9% është (poli) e pangopur. Ndërsa 14% është vaj i ngopur me prejardhje nga perimet. Vaji i ullirit i virgjër përmban antioksidantë beta-karroten dhe vitaminë E. Gjithashtu përmban edhe përbërës fenolik si tyrosol dhe hidroksityrosol.
Vaji i ullirit, veçanërisht vaji ekstra i virgjër, i shton një shije dhe dimension cilësor gatimeve duke u bërë një zëvendësues i mirë i gjalpit dhe margarinës. Në fakt sot gjithnjë e më shumë restorantet shërbejnë gatime me vaj ulliri të virgjër si një alternative përkundrejt gjalpit.
Për më tepër vajrat me origjinë nga perimet janë përbërje industriale të përpunuara. Gjithashtu këto vajra janë përgjithësisht të nxjerra nga përbërës kimikatë të mbështetur në naftë apo gaze të tjerë. Përpunimi i tepërt i heq vajit shijen, ngjyrën dhe vlerat ushqyese.
Si mund të ruhet vaji i ullirit?
Këshillohet të ruhet në vende të freskëta dhe të errëta. Vaji i ruajtur në kushtet e duhura mund të rezistojë deri në dy vite. Është gjithnjë më i shijshëm në dy muajt e parë të prodhimit dhe mund të ofrojë pothuaj të njejtën kënaqësi deri në fund të vitit të parë të prodhimit. Vaji i ullirit nuk duhet të ruhet në frigorifer. Në rast se ftohet ai bëhet i turbullt dhe eventualisht kristalizohet. Nuk do të ishte nevoja aspak pasi vaji ruhet në temperaturë ambienti dhe në këtë mënyrë ofron shijen e vet natyrale.